Presidenti Turk: Nuk janë të vetëdijshëm përse thonë ‘Jo’

Turkey's President Recep Tayyip Erdogan addresses a rally in Gaziantep, Turkey, Sunday, Aug. 28, 2016. Erdogan said a 14 year-old suicide bomber was responsible for last weekend's explosion in Gaziantep that claimed dozens lives. Erdogan, speaking at a rally, says the city saw terror's worst when "DAESH attacked with a suicide bomber," using the Arabic acronym for the Islamic State group and adds that 34 children died in the attack.(Yasin Bulbul, Presidential Press Service, Pool via AP)

Presidenti i Turqisë, Erdoğan sot në Stamboll deklaroi se partitë opozitare që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese në Turqi, në fakt nuk janë të vetëdijshme përse thonë ‘jo’

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot në Stamboll deklaroi se partitë opozitare që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese në Turqi, në fakt nuk janë të vetëdijshme përse thonë ‘jo’, dhe mendojnë se politika është që vazhdimisht të jesh kundër, pa paraqitur ndonjë propozim, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan iu drejtua qytetarëve të mbledhur në një pjesë të Stambollit të quajtur Tuzla, dhe me këtë rast komentoi mbi referendumin e nesërm për ndryshimet kushtetuese në vendin e tij.

Presidenti turk theksoi se populli i vendit të tij nesër mbrëma do të përjetojë festën e tij.

“Disa thonë se ata që thonë ‘jo’ dhe ata që thonë ‘po’ janë në të njëjtin vend. Unë respektoj ata, kur thonë ‘jo’, sepse kjo është demokracia. Por, nuk mund të vendosë në pozitën e njëjtë me ata që thonë ‘po’. Sepse, atëherë pse gjithë kjo luftë e madhe?”, ka thënë Erdoğan.

Ai shtoi se “ndryshimet kushtetuese, parashikojnë një sistem të udhëheqjes së shtetit, e cila është thelbësore për popullin por edhe për fëmijët e këtij kombi”.

Erdoğan tha se ata që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese, nuk kanë kurrfarë propozimi të tyre, por vetëm thonë “të mos bëhet, të mos ndryshojë”.

“Ata mendojnë se politika është kundër çdo gjëje, prandaj thonë ‘jo’ si në këtë rast. Duke patur parasysh se nuk janë të vetëdijshëm përse thonë ‘Jo’, në mënyrë konstante thonë marrëzira”, ka thënë Erdoğan.

Në lidhje me pretendimet për futjen e dënimit me vdekje në Turqi, Erdoğan theksoi: “Qëndrimi im për dënimin me vdekje është i ditur. Vendimin që do të marrim nesër, në të njëjtën kohë do t’i hapë rrugën edhe kësaj”.

Artikulli paraprakPartitë politike premtuan ‘përralla’, humbin besimin
Artikulli vijuesJaponia në gadishmëri për shkak të Koresë së Veriut