Gjatë prezantimit zyrtar te Interi blerja më e fundit Xherdan Shaqiri, edhe pse luan për Kombëtaren e Zvicrës, nuk ka harruar të tregojë origjinën e tij. “Interi ka shumë tifozë shqiptarë, por në përgjithësi ka nga e gjithë bota. Unë jam i lindur në Kosovë. Jam shqiptar nga Kosova”, u shpreh Shaqiri. 14:00 – Në orën 13:00, në një konferencë për shtyp, Interi ka prezantuar zyrtarisht blerjen e tij më të fundit, shqiptaro-zviceranin Xherdan Shaqiri, i ardhur nga Bayern Munchen në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Gjatë fjalës së tij Shaqiri u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e zikaltërve dhe se Interi ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënte. “Agjenti im, vëllai im, ka studiuar disa opsione të mundshme. Ishte edhe Juventus por Interi ishte zgjedhja më e mirë, nuk kam dyshime dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, tha shqiptari nga Gjilani. Prezantimi numrit 91 u bë në praninë e drejtuesve Fassone dhe Ausilio si dhe të teknikut Roberto Mancini që u shpreh shkurtimisht: “Nuk ka nevojë për shumë fjalë”. /albeu.com/
You Might also Like
Shiten mbi 2 milionë iPhone 5 në Kinë vetëm gjatë fundjavës
Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur u lëshua iPhone 5 në Kinë dhe tashmë…
By
1 Min Read
Inxhinierët po testojnë trenat rezistentë ndaj shpërthimeve
Në poligonin e qendrës kërkimore hekurudhore të Universitetit të Newcastle në Britaninë e Madhe u…
By
1 Min Read
Këtë duhet ta dini kur paguani me kredit kartelë
Shumë njerëz bien viktimë e kriminelëve të cilët i skanojnë kartelat e tyre të kreditit…
By
1 Min Read
Zyrtare: Google prezanton Nexus 5
Deri më tani, ne kemi parë shumë fotografi të Google Nexus 5 dhe versionit të…
By
2 Min Read
Qysh me shkarku video nga facebook?
Tashmë të gjithë ne kur futemi në internet faqja e parë që i japim një…
By
3 Min Read
“Wi-Fi pasiv” do të mund ta zvogëlojë harxhimin e energjisë
Inxhinierët nga Universiteti i Uashingtonit kanë prodhuar një tip të ri të harduerit Wi-Fi, i…
By
1 Min Read
