Një delegacion kishtar rus, i udhëhequr nga prifti Tihon, prijësi shpirtëror i presidentit rus Vladimir Putin, po qëndron në Maqedoni.
Ai në Maqedoni është shoqëruar vazhdimisht nga klubi i motoristëve “Ujqërit e Natës”.
Ai vizitoi kompleksin e manastirit në Leshok, dhe nga atje vazhdon për në Ohrit, ku do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov dhe disa figura tjera politike dhe fetare të Maqedonisë.
Përndryshe Tihoni është prift i Kishës Ortodokse Ruse dhe është vazhdimisht në shoqërinë e Presidentit të Federatës Ruse.