Prifti që u konvertua në Islam, është lajm i rremë

Shumë nga ne e kanë parë historinë e një prifti spanjoll 87 vjeçar në Indonezi i cili u konvertua në Islam pasi ishte në koma për 17 muaj – por në të vërtet historia është e rreme.

Ishte thënë në atë artikull se prifti duke ndihmuar vullnetarët për të rregulluar kulmin e kishës kishte pasur sulm në zemër.

Pastaj u tha se ai pasi u zgjua nga koma ka thënë se “Allahu i ka folur atij dhe ia ka shfaqur bukuritë e parajsës”.

Historia origjinale ishte postuar nga webfaqja satirike “World News Daily Report” dhe ka përdoru fotografinë e e profesorit natyralist të Britanisë David Bellamy si prifti i supozuar.

old-man

Pas kësaj, kjo ngjarje u bë lajm botëror.

“Nuk kam ditur asgjë për Islamin. Kurrë nuk e kam lexuar Kuranin. Mirëpo në thellësi të shpirtit tim sikur më foli Zoti dhe kërkoi prej meje të ndjek atë që është e shenjtë e dritë qiellore. Kjo ndriçoi qenien time dhe m’i hapi portat e arta të qiellit që u shfaqën para meje dhe Zoti ma tregoi emrin e tij se Ai është Allahu” – kishte shkruar kjo web faqe mbi priftin fiktiv.

Faqja World News Daily Report është faqe e njohur për sensacione, flet për lajme dhe satirë politike, e cila shpeshherë përdor emra të rremë ose gjysmë të vërtet. Të gjitha lajmet worldnewsdailyreport.com janë fiksione, dhe mbi të gjitha janë të rreme.

Kështu që edhe ky lajm mbi priftin është i rremë dhe nuk ka diçka reale. Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ndonjë agjenci e mirëfilltë që kjo ngjarje ka ndodhur.

Po ashtu lajmi është i vjetër, është në vitin 2014, mirëpo tani këto ditë është temë ditore përsëri.

/KohaIslame

Artikulli paraprakKur të lexoni këto këshilla do filloni menjëherë vrapin
Artikulli vijuesZbulimi më i rëndësishëm për diabetin