Për prindërit, fëmijët e të cilëve janë të varur nga interneti, apo për të ruajtur vëmendjen e të ftuarve në një darkë, kjo është shpikja ideale.
Në një kohë që Smartphone-t po dominojnë gjithnjë e më shumë jetën tonë, “DistractaGone”, nga “Smart Box”, pretendon që të jetë zgjidhja. Zgjidhja e vërtetë është ndoshta vetëkontrolli dhe mposhtja e frikës se mos humb diçka nga bota virtuale.
Por nga momenti që vetëkontrolli na mungon dhe “frika e moshumbjes” na mban zgjuar gjatë natës, kjo kuti e vogël mund të jetë zgjidhja jonë më e mirë.
Është e lehtë në përdorim, mjafton të hapësh kapakun dhe mund të vendosni brenda saj deri në katër celularë.
Më pas mbylleni dhe përcaktoni numrin e minutave apo orëve që do të qëndrojë e mbyllur. Kutia nuk do të hapet deri në përfundimin e kohës. Përmasat e saj janë 166 x 85 x 60 mm.
“DistractaGone”, e krijuar nga një grup projektuesish nga Amsterdami, do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë qetësi në punë si dhe të shijojnë momentet me miqtë dhe familjarët.