Në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit rreth orës 21:15 ka ndodhur një plaçkitje me armë në një postë private.
Dy persona kanë hyrë me armë brenda objektit, ku edhe kanë lënduar punëtoren e kësaj poste dhe kanë marrë afërsisht 400-500 euro si dhe mbushje telefonike.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, i cili ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Ndërsa punëtorja e postës private nga plagët e marra është dërguar në emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm, njofton Klan Kosova.