Problemet teknike ngadalësojnë qasjen në Google dhe YouTube

Në Turqi dhe disa shtete të Ballkanit është ngadalësuar qasja në internet, veçanërisht në Google, YouTube dhe Gmail pas dreke.

 

ANKARA (AA) – Mësohet se është riparuar problemi i qasjes në motorin e kërkimit të Internetit Google, ueb faqen për shpërndarjen e videove YouTube dhe aplikacioni për e-mail Gmail. Ky problem është shkaktuar nga dështimi teknik në infrastrukturën fiber në Bullgari, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, në Turqi dhe disa shtete të Ballkanit është ngadalësuar qasja në internet, veçanërisht në Google, YouTube dhe Gmail pas dreke.
Mësohet se ngadalësimi në fjalë është shkaktuar nga dështimi teknik në infrastrukturën fiber në Bullgari.

Pas një kohe qasja në këto aplikacione dhe në internet u normalizua.

Artikulli paraprak5 sekrete se si të mësoni më shpejt
Artikulli vijuesSi mund të luftoni përtacinë dhe të bëni sport