Sulejmani-paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të
Sulejmani, alejhis-selam, trashëgoi nga Davudi, alejhis-selam, pejgamberllëkun dhe sundimin. Allahu në Kur’anin famëlartë tregon: ”Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti”. (Kur’an, Sad 30).
-Ky nuk ishte trashëgim material, sepse pejgamberët nuk lëjnë trashëgim pronën dhe pasurinë e tyre. Por nese lënë pasuri ajo ju ipet të varfërve dhe të nevojtarëve, e jo të afërmve (trashigëmtarëve).
-Muhamedi, alejhis-selam, ka thënë: ”Pasuria e Pejgamberëve nuk do të trashëgohet, dhe qfardo që lëjmë trashigim duhet të ipet lëmoshë”. (Sahih Buhari).
-Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë”. E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e, vërtet ky është shpërblim i qartë”. E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin. (Kur’an, Neml 15-17).
-Pas vdekjes së babit të tij Davudit, alejhis-selam, Sulejmani, alejhis-selam, u bë mbret. Ai luste Allahun për mbretëri që askush pas tij nuk do ta ketë, dhe Allahu ja pranoi lutjen e tij. Përveq kësaj mençurisë, dhe urtësisë Allahu e bekoi Sulejmanin, alejhis-selam, edhe me shumë mundësi tjera. Sulejmani, alejhis-selam, kishte mundësi të drejtonte erërat, dhe kuptonte dhe fliste gjuhën e shpezve, exhinëve dhe shtazëve. Allahu e urdhëroj Sulejmanin, alejhis-selam, ti mësonte të dy palët njerëzit dhe xhinnët të gërmojnë tokën dhe të nxjerrin mineralet e saj dhe të ndërtojnë nga to orendi të ndryshme dhe armë. Allahu gjithashtu e favorizojë atë me një minierë nga bakri që ishte metali më i mirë në atë kohë.
-Gjatë kohës së tij kuajt ishin mjet i zakonshëm i transportimit. Ata kishin veti themelore për mbrojtje, të mbajnë me vete ushtarët dhe të transportojnë ushqimet dhe armët e luftës. Shtazët ishin mirë të mbajtura dhe të trajnuara. Një ditë Sulejmani, alejhis-selam, bëri një rishikim dhe demostrim të shtallës së tij. Durimi, bukuria dhe qëndrimi i kuajve e fascionuan Sulejmanin, alejhis-selam, aq shumë sa që vazhdojë ti ledhatojë dhe ti admirojë kuajt. Dielli ishte gati në perëndim, dhe koha për faljen e mesme ishte gati duke përfunduar. Kur ai e kuptoi këtë, ai bëri thirrje: ”Unë sigurisht se i dua gjërat e stolisura të jetës më tepër sesa përkushtimin ndaj Zotit tim!Kthej ato tek unë”.
-Allahu shfaqi: Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj që, kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë. E ai tha: “Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) e fsheh dhe perëndoi”. “M’i ktheni ata mua!” Atëherë filloi t’u mëshojë këmbëve e qafave. Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen gjendjen e parë. Tha: “Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je Dhuruesi më i madh. Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhërit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai. Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë. Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga. Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh. Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë. (Kur’an Sad 30-40).
-Një ditë Sulejmani, alejhis-selam, grumbulloi ushtrinë e tij, që kishte batalione të ndryshme prej njerëzve, xhinnëve, shpezëve dhe shtazëve. Ai i marshoi ata në vendin e Askalonit. Sapo ishin duke kaluar në një luginë, një thnegël e pa ushtrinë e Sulejmanit se po afrohen në atë drejtim, dhe filloi ti thërras dhe të ju tërheq vëmendjen thneglave tjera. ”Kthehuni në shtëpitë tuaja. Përndryshe Sylejmani dhe ushtria e tij do të ju shkelin pa ju vrejtur fare”! Sulejmani kur dëgjoi fjalët e thneglës buzqeshi. Atij i vinte mirë që thnegla e kishte kuptuar se ai ishte i Dërguar i Allahut xh. sh, dhe se nuk do të ju shkaktojë qëllimisht dëm krijesave të Allahut. Dhe Sulejmani, alejhis-selam, e falëndëroi Allahun që shpëtoi jetërat e thneglave.
-Allahu tregon: “E Sulejmanit ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin. Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!”(Kur’an, Neml 17-19).
-Në Jerusalem, në një gur gjigant Sulejmani, alejhis-selam, ndërtoi tempullin e tij shumë të bukur, që ti tërheq njerëzit që vijnë aty dhe ti bëjnë ibadet Allahut . Sot ky tempull është i njohur me emrin “Kupolla e Gurit”, prej aty një numër i madh i pasuesve ju bashkangjiten Sulejmanit në kryerjen e Haxhit për në qytetin e shenjtë të Mekkës. Pasi që e kompletuan haxhin e tyre, ata udhëtuan për në Jemen dhe arritën në qytetin e San’a. Sulejmani, alejhis-selam, mbeti i impresionuar me metodat e shquara të tyre për kanalizimin e ujit nëpër të gjitha qytetet e tyre. Ai ishte i etur që të ndërtoj një sistem të njejtë të ujit në vendin e tij, por nuk kishte mjaft pranvera.
-Ai ishte nisur për të gjetur zogun pupëz, i cili kishte mundësi që ta zbulonte ujin nën tokë. Ai kishte dërguar sinjale për zogjët pupëz për tju lajmëruar,
por askush nuk i përgjigjej sinjaleve të tij. Në zemërim, ai deklaroi se nese zogu nuk ka arsye të fortë për mospërgjegjën ndaj tij, do ta dënoj ashpër.
-Zogu pupëz përfundimisht erdhi tek Sulejmani, alejhis-selam, dhe i shpjegoi arsyen për vonesën e tij: ”Kam zbuluar diqka që ti nuk ke njohuri fare për atë gjë. Une kam ardhur nga Sebei (Sab’a) me lajme shumë me rëndësi”. The zogu vazhdoi: ”Sebei është e drejtuar nga mbretëresha me emrin Belkize (Bilqis), e cila ka qdo send me bollëk, duke përfshirë edhe fronin madhështor. Por edhe përkundër tërë kësaj pasurie e bollëku shejtani ka hyrë në zemrën e saj dhe në zemrat e popullit të saj. Ajo drejton mendjet e tyre plotësisht. Isha i shokuar kur pashë se ata po e adhurojnë Diellin në vend të Allahut të Plotëfuqishëm .
-Për të konfirmuar mesazhin e zogut Sulejmani, alejhis-selam, e ja dërgoi Belkizes një letër me anë të zogut. Ai e udhëzoj zogun që të fshihet dhe të shiqon çdo reagim të saj.
-Zogu e lëshoi letrën para mbretëreshës Belkize dhe fluturoi për tu fshehur. Ajo menjëherë si kureshtare e hapi letrën dhe e lexoi”Vërtet!. Dhe e lexon: ” Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rrahim!) (në vazhdim shkruan) “Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (edhe besimtarë)!”(Kur’an El-Neml 30-31)”
-Mbretëresha ishte shumë e shqetësuar dhe menjëherë ftoj në mbledhje këshilltarët e saj. Ata reaguan si ftesë për luftë, dhe e ndienin këtë si sfidë që u bëhej atyre, informacion për luftë dhe humbje, dhe duke kërkuar nga ata nënshtrim të kësaj kërkese.
-Ata i thanë mbretëreshës Belkize se ata munden vetëm ti ofrojnë këshillë, por është e drejta e saj të urdhërojë për luftë. Ajo e kuptoi se ata dëshironin të takojnë invazionin e Sulejmanit, alejhis-selam, kërcnim me luftë. Megjithatë ajo ju tha: ”Paqja dhe miqësia është më e mirë dhe më e mençur, lufta bie vetëm poshtërim, skllavërim për njerëzit dhe i shkatëron gjërat e mira. Unë kam vendosur që ti dërgoj dhurata Sulejmanit, alejhis-selam, të zgjedhur nga thesari më i çmuar që kemi. Njerëzit që do ti dërgojnë dhuratat tek Sulejmani, alejhis-selam, do të kenë rastin të mësojnë për të, mundësitë e tij dhe të ushtrisë së tij.
-Skuadra zbuluese e Sulejmanit, alejhis-selam, e informuan atë se të po vijnë të dërguarit e mbretreshës Belkize me dhuratat e saja. Ai menjëherë e kuptoi se mbretëresha i ka dërguar njerëzit e saj në mision kontrollues, kështu ai dha urdhër për grumbullim të ushtrisë së tij. Të dërguarit e Belkizës duke hyrë në mes të ushtrisë së Sulejmanit e kuptuan se fuqia e ushtrisë së tyre ishte asgjë në krahasim me ushtrinë e Sulejmanit. Ata filluan ti nënçmojnë dhuratat e tyre, duke kaluar nëpër dushemet e pallatit të Sulejmanit, i cili ishte i ndërtuar nga dru sandali dhe në brendësi nga ari.
-Ata e lajmëruan Sulejmanin, alejhis-selam, për studimin e ushtrisë së tij, dhe ata ishin të befasuar me numrin dhe shumëllojshmërinë e ushtarëve, e cila përfshinte luaj, tigra dhe shpezë. Të dërguarit e Belkizes mbetën të shtangur nga habia, duke kuptuar se ata po qëndronin para një ushtrie të papërballueshme.
-Lajmëtarët e Belkizes mbeten të mahnitur nga madhështia dhe shkëlqimi që i rrethonte. Ata padurueshëm i prezentuan dhuratat e mbretreshës së tyre dhe i thanë Sulejmanit, alejhis-selam, se Belkizja ka dëshirë që ti pranosh keto dhurata si një akt i miqësisë. Ata mbetën të shokuar nga reagimi i tij: Ai as që kërkoi që të hapen dhuratat nga lajmëtarët e Belkizes. Ai ju tha atyre: ”Allahu më ka japur me bollëk pasuri, mbretëri të madhe dhe profetësinë. Unë jamë prandaj përtej mitosjes. Qëllimi im kryesor është që të përhapi besimin në Tevhid, në Njëshmërinë e Allahut ”.
-Ai gjithashtu ju drejtua atyre që ti kthejnë prapa dhuratat e tyre te mbretëresha a tyre dhe ti thojnë asaj që nëse nuk ndalet nga mënyra e saj e adhurimit ai do të ç’rrënjos mbretërinë e saj, dhe do ta largojë popullin nga saj nga ajo tokë.
-Të dërguarit e mbretreshës u kthyen mbrapa me dhuratat e tyre dhe ja përcollën porosinë e Sulejmanit, alejhis-selam, mbretreshës së tyre. Ata gjithashtu i rrëfyen asaj për gjërat e mrekullueshme që i kanë parë. Në vend që të merr offensivë, ajo vendosi që ta vizitojë Sulejmanin, alejhis-selam.
-Në shoqërim me titullarët mbretëror dhe shërbyesit, ajo e la Sebëin, duke dërguar një lajmëtar para saj që të informoi Sulejmanin, alejhis-selam, se ajo është duke arrdhur që ta vizitojë atë.
-Sulejmani i mblodhi exhinët të mbretërisë së tij, dhe i pyeti se cili nga ata ka mundësi që t’ja sjell atij fronin e Belkizes tek ai para se ajo të arrijë. Njëri nga ata tha: ”Unë do ta sjell tek ti para se të kryhet kjo mbledhje”! Sulejmani, alejhis-selam, nuk reagoi fare në këtë propozim, siq dukej ai priste metodë më të shpejtë. Exhinë filluan të garojnë ndërmjet veti vetëm për ta kënaqur atë. Njëri nga ata me emrin Ifrit tha: ”Unë do ta sjell për ty, sa të mbyllësh kapakët e syrit”.
Dhe më shpejt se kjo, exhini që kishte njohurinë e Librit, hala pa u ngritur Sulejmani nga karriga, dhe froni i Belkizes ishte para tij. Me të vërtetë ky mission i exhinit Ifrit zgjati sa një rrahje e kapakut të syrit. Tempulli i Sulejmanit ishte në Palestinë, ndërsa froni i Belkizes ishte në Jemen. Tre mijë kilometra më larg. Kjo ishte një mrekulli e vërtetë e zbatuar
nëpërmjet atyre që qëndronin me Sulejmanin, alejhis-selam.
-Kur mbretëresha Belkize arriti në pallatin e Sulejmanit, ajo ishte e mirëpritur me madhështi dhe kremtim. Pastaj duke treguar fronin, Sulejmani e pyeti Belkizen se a është i njejtë froni i saj në Jemen sikurse ky. Ajo filloi ta shiqojë, e ta shiqojë. Në mendjen e saj ajo ishte e bindur se froni të cilin po e shiqon nuk mundet të jetë froni i saj i cili gjindet në Jemen. Dhe ajo e zbuloi ngjashmërinë e mrekullueshme dhe tha: ”Është sikurse të ishte ai origjinali që e kam, dhe është i ngjajshëm me atë në çdo lidhje, unë e respektoj”. Sulejmani, alejhis-selam, gjykoi se ajo ishte e mençur dhe diplomatike.
-Sulejmani pastaj e ftoi atë në një sallon të mrekullueshëm, dyshemeja e të cilit ishte prej xhamit të shkëlqyer i cili lëkundej. Belkizja duke menduar se është ujë, duke ju afruar dyshemesë, ajo e ngriti kadale fustanin e saj përmbi shputat e këmbës nga friga për mos ta lagur atë. Sulejmani, alejhis-selam, kur e pa i shpjegoi asaj se është i ndërtuar prej xhamit të fortë.
-Ajo ishte e hutuar. Ajo kurrë më parë nuk kishte parë këso gjërash. Belkizja e kuptoi se ishte në shoqërinë e një personi shumë të dijshëm, i cili nuk është vetëm sundues i një mbretërie të madhe, por edhe i Dërguar i Allahut për së miri. Dhe mbretëresha Belkize u pendua për adhurimin që i kishte bërë Diellit. E pranoi fenë e Allahut, dhe kërkoi nga populli i saj të veprojnë të njejtën.
-Dhe mbaroi, Belkizja e pa se besimi i popullit të saj është copëtuar para Sulejmanit . Ajo e kuptoi se Dielli të cilin e adhuronte populli i saj, nuk ishte asgjë vetëm se një krijesë e Allahut .
-Dielli u errësua në zemrën e saj për herë të parë, dhe zemra e saj u shëndritë nga një dritë e cila nuk shuhet kurrë, nga drita e Islamit.
Allahu na tregon këtë rrëfim në Kur’an: ” Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!” Unë do të dënoj atë më një dënim të ashpër ose do ta therrë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim). Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (Popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni. All-llahu është një, nuk ka Zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh. Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!” Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!” Ajo (gruaja – Belkisa) tha: “O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore!” (e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rrahim!). (në vazhdim shkruan) “Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (edhe besimtarë)!” Ajo tha: “O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timën se unë nuk do të vendosi asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!” Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!” Ajo tha: “Kur sundusit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë!” Po unë do t’u dërgojë atyre një dhuratë (të madhe), e do të shohë se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë). E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!” Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarëve), se për Zotin ne do t’u vijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund t’i bëjnë ballë dhe do t”i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar! Ai (Sulejmani) tha: O ju pari, cili prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?” Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjellë atë ty, para se të ngritesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!” E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!” Ai (Sulejmani) tha: “Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!” E kur erdhi ajo, iu tha: “A është i këtillë froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” (Sulejmani tha: ) Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj. Pse atë (Belkisën) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar. Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!” Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, së bashku me Sulejmanin, Zotit të gjithësisë “. (Kur’an, Neml 20-44).
-Punët publike të Sulejmanit ishin kryesisht të kryera nga exhinët. Kjo ishte për arsye të gabimeve të tyre, sepse i kanë shtirë njerëzit të besojnë se janë të fuqishëm, e dinë të padukshmën dhe mund ta rregullojnë të ardhmërinë. Si i Dërguar i Allahut, ishte detyrë e Sulejmanit, alejhis-selam, të largojë këto besime të pavërteta nga pasuesit e tij.
-Sulejmani, alejhis-selam, jetoi në mes të madhështisë, dhe të gjitha krijesat me lejen e Allahut ishin të nënshtruara ndaj tij. Mandej Allahu i Madhëruar e përcaktoj vdekjen për të. Jeta e tij dhe vdekja e tij janë përplot me mrekullira dhe çudira, kështu që vdekja e tij harmonizohet me jetën dhe madhështinë e tij. Vdekja e tij, sikurse edhe jeta ishte e veçantë. Njerë
zit është dashur të mësojnë se e ardhmja nuk mund të njihet nga pejgamberët e as nga exhinët, por vetëm nga Allahu, Krijuesi i Gjithsisë. Përpjekja e Sulejmanit nuk mbaroi me vdekjen e tij, por edhe vdekja e tij u bë shembull.
-Ai ishte i ulur duke e mbajtur shkopin e tij, duke mbikëqyrur exhinët duke punuar në minierë. Ai vdes duke qëndruar në këtë pozitë. Për një kohë të gjatë, askush nuk ishte i vetëdijshëm për vdekjen e tij, pasi që ai shihej duke qëndruar drejtë. Exhinët vazhduan me mosmarveshjet dhe punën e rëndë të tyre duke menduar se Sulejmani, alejhis-selam, po i shiqon.
-Shumë ditë më vonë, një krimb i uritur filloi të ha shkopin e Sulejmanit, alejhis-selam. Krimbi vazhdoi kështu për të ngrënë shkopin deri sa e thërmoi tërësisht, deri sa mbëriti te lëkura e dorës së Sulejmanit, alejhis-selam, dhe kur trupi i tij i madh ra për tokë. Njerëzit vrapuan tek ai, dhe e kuptuan se ai kishte vdekur qe një kohë të gjatë, dhe se exhinët nuk e kanë vrejtur të padukshmen. Sepse po ta kishin ditur exhinët të padukshmen ata nuk do të kishin vazhduar punën, sepse e kishin kuptuar se Sulejmani, alejhis-selam, ka vdekur.
-Allahu tregon: ” Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t’i rrjedhë burim i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhëri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë. I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjëta) sikurse rezervuare, enë (kazana) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës. E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë. (Kur’an Sebe’ 12-14).
-Falëndërimi i qoftë Allahut i Cili e di të msheftën dhe të dukshmen, i Cili i ngrit robërit e Tij besimtarë. Dhe u jap nga të mirat e Tij të pakufishme vetëm që të janë mirënjohës ndaj dhuntive të Tij të panumërta. Të gjitha falëndërimet qofshin për Allahun Zotin e botërave.
Marrë nga: islamia. com
(Rrëfimi bazohet në librin e Ibën Kethirit-Rrëfime mbi Pejgamberët)
Përktheu: Arlind Gusinja