Projekti Ungjillizues i Shqiptarëve të Kosovës

Projekti Ungjillizues i Shqiptarëve të Kosovës

Përgatiti: Senad Maku

Projekti Ungjillizues i Shqiptarëve të Kosovës (PUSHK), është një projekt që zhvillohet gjatë sezonit veror të organizuar nga Instituti “Jeta e Re”, në bashkpunim me kishat lokale (si: Kisha Ungjillore e Mesisë, Bashkësia e Popullit të Zotit, etj.) dhe me kishat e huaja, si cdo sezon veror shkojn një ndër qytetet e Kosovës, duke trokitur në dyer të shtëpive dhe duke thirrur njerëzit që të ungjillizohen, të pranojn Jezusin si Zot, dhe shpëtimtarë të tyre. Duke shpërndarë literaturë të ndryshme rreth fes Krishtere, duke iu paraqitur filmin e Jezusit me projektet e tyre, por edhe në të njëjtën kohë duke shpërndarë edhe literaturë kundër Kur’anit, Muhamedit dhe Fes Islame ne përgjithësi, e që botohen nga këto bashkësi.
Vallë a nuk është ky një imponim i të besuarit nga misionarët e tillë, duke mos i lërë qytetarët të qetë në shtëpitë e tyre, sikurse vëllezërit e tyre Dëshmitarët e Jehovait, që nuk lënw shtëpi pa trokitur.
Gjatë sezoneve verore, ky projekt ka prekur disa nga qytete apo vende, sic janë: Suhareka, Malisheva, Gjilani, etj. Kurse pritet që edhe sezonave tjera veroreqë tju mësyjnë edhe qyteteve tjera të Kosovës. Projekti fillon më tepër kah fundi i mujait Korrik dhe përfundon kah fillimi i muajit Gusht, dhe zgjat 20 ditë. (p.sh. 20 Korrik deri me 10 Gusht).
Instituti “Jeta e Re” që e organizon këtë projekt (PUSHK), është një lëvizje krishtere, e cila i ka fillimet në vitin 1951, në universitetin e Kalifornisë në Los Angjelos. Kjo lëvizje ma tepër mundohet të prekë apo ti ungjillizojë më tepër studentët e ri me mashtrimet e tyre, tanimë të njohura tek disa prej nesh.
Fillimet e Institutit “Jeta e Re” në Shqipëri i takojnë vitit 1991 me dublimin në gjuhën shqipe të filmit “Jezus” (filmi i parë i dubluar në gjuhën shqipe nga një gjuhë tjetër). Në vitin 1992 filloi një lëvizje me studentët e Tiranës. Kurse në vitin 1999 hapi degën e saj në Kosovë, pikërisht në Prishtinë.
Të nderuar vizitorë, bashkatdhetarë, është mirë që të informoheni dhe të informojmë të tjerët në lidhje me aktivitetet, mashtrimet dhe propagandën e tyre. Që të kemi kujdes dhe tju kundërpergjigjemi atyre me argumente bindëse.
Allahu xh.sh. bën thirrje në Kur’anin Famëlartë, ku thotë: “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!” (Ali Imran 64)
“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota ”.( Bekare 256)
Në të vërtetë para 2000 vjetëve Jezusi profetizoi se njerzit do ta adhuronin më kot dhe do ta besonin në doktrina të krijuara nga njerëzit dhe jo nga Perëndia: “Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerëzit”. (Mateu 15:9)
“Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë”. (Gjoni 8:32)

Artikulli paraprakGjendja e Vështirë e Shqiptarëve Myslimanë në Shqipëri
Artikulli vijuesShtohet prirja e priftërinjve evropianë për të studiuar Islamin