Protesta kundër pavarësisë së Kosovës në Varshavë dhe Pragë

Përvjetori i pestë i pavarësisë së Kosovës, në Poloni dhe në Republikën Çeke është manifestuar me disa protesta simbolike, të cilat kundërshtojnë shtetin e Kosovës.

Në protestën e së shtunës në Varshavë, grupe pro-serbe kanë mbajtur pankarta ku shkruante “Polakët janë për Kosovë serbe”.

Një protestë e ngjashme është duke u mbajtur këtë ditë edhe në Pragë në sheshin kryesor të qytetit, ku disa dhjetëra presona kanë mbajtur pankarta me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, transmeton REL.

Këto protesta janë organizuar me anë të një ftese të bërë në rrjete sociale./kohaislame

Artikulli paraprakMbi 650 ushtarak dezertojnë prej ushtrisë së Asadit
Artikulli vijuesPse nuk duhet të mbani të hapura më tepër se 9 tab-e në shfletues?