Irak: 33 të vrarë, 150 të plagosur

Si pasojë e një sulmi në veri të Bagdadit pranë një komisariati policie në qytetin verior irakian të Kirkukut, mbi 33 persona kanë mbetur të vrarë dhe 85 janë plagosur.

Kamikazi u ndihmua në operacion nga një tjetër militant i armatosur rëndë, i cili hapi zjarr ndaj forcave policore, përpara se të neutralizohej në vendngjarje. Burimet informative bëjnë të ditur se objektivi ishte marrja në dorë kontrollin e komisariatit, por pavarësisht numrit të lartë të viktimave, sulmuesit nuk ia dolën mbanë të realizonin misionin e tyre. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm, bilanci tragjik i të cilit mund të rëndohet në orët në vazhdim, për shkak të numrit të lartë të të plagosurve.

Artikulli paraprakSHBA: Publikohen fotot e Obamës duke qitur me armë
Artikulli vijuesPacientët vazhdojnë t’i blejnë ilaçet