Egjipt, ofenduesi i Islamit dhe Presidentit Mursi dorëzohet në prokurori

Udhëheqësi televiziv dhe shkrimtari i satirik egjiptian, Bassem Youssef, është dorëzuar të dielën në polici, vetëm një ditë pasi që prokurori i shtetit kishte dhënë urdhër për arrestimin e tij, për shkak se ka ofenduar Fenë Islame dhe Presidentin e shtetit Muhamed Mursi.

Të dielën, Youssef u shfaq në prokurorinë e Kajros, ku edhe do të merret në pyetje.

Kjo është akuza e fundit ndaj komikut të njohur egjiptian, i cili në vend njihet edhe si “Jon Stewarti egjiptian”.

Emisioni javor i tij u shndërrua në një platformë e përqeshjes së qeverisë, opozitës, mediave dhe liderëve fetarë të vendit. Edhe disa herë më parë Youssef ishte subjekt i akuzave publike.

Presidenti Morsi pohon se, për problemet në vend fajtore janë tri dekadat e korrupsionit,që u akumulua në kohën e regjimit të Hosni Mubarakut, megjithëse, ai akuzon edhe opozitën, e cila po nxit trazira vetëm sa për të fituar poena politik.

Në fillim të javës, prokuroria egjiptian shpalli urdhër arresti edhe ndaj pesë avokatëve  për shkak se, nxitën dhunë afër selisë së partisë Vëllazërisë Myslimane, në Kajro. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakMë shumë se 350 milion njerëz vuajnë nga depresioni
Artikulli vijuesMenaxherëve të TI-së pritet t’u ulen pagat