Romët që nga 8 muaj kanë punuar në Qendrën pranuese transitore “Vinojug” në Gjevgje janë larguar, sot kanë në një protestë të qetë përpara kampit kanë shprehur revoltën për largimin e tyre dhe kanë kërkuar përgjigje nga autoritetet kompetente që të sillet vendim që ata të kthehen në punë.
“Jemi mbledhur këtu që ta shprehim pakënaqësinë tonë. Ne nuk dorëhiqemi dhe do do të vazhdojmë të protestojmë, sepse pa arsye na kanë larguar nga puna nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski”, tha Grjogji Paketov, përfaqësues i 44 të lëshuarve nga puna.
Pas bisedimeve dyorëshe që i kemi bërë dje, vazhdoi Paketov, nuk kemi marrë kurrfarë përgjigje nga ministrja Remeksi. Pse 44 persona që janë të trajnuar dhe të vaksinuar dhe e kanë ngritur kampin në një nivel të lartë, por nuk është bërë ndonjë kompromis, nuk kemi marrë përgjigje”, tha Paketov, duke shtuar u është ofruar vetëm 15 persona që të punojnë.
Ata shtuan se nuk janë të ndarë në asnjë parti dhe se janë të pavarur.