Protestohet edhe sot kundër shtrenjtimit të rrymës

Protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe fryrjes së faturave për muajin janar do të vazhdojnë edhe sot. Protesta do të mbahet në ora 12 tek selia qendrore e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Qytetarët gjatë protestës së djeshme janë ankuar se faturat u kanë ardhur shumëfish më të shtrenjta.
Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka mbajtur një takim të enjten pasdites dhe ka arritur t’i mbledhë kërkesat kryesore të qytetarëve të shprehura në medie.

Protesta e së premtes do të vazhdojë sipas planifikimeve paraprake, në orën 12:00, para selisë së KEK-ut.

“- Të mos rriten tarifat e energjisë elektrike në muajt e ardhshme siç është paraparë nga zyrtarë të KEK-ut të shprehura në medie
– KEK-u duhet të bëjë tërheqjen dhe rishikimin e të gjitha faturave të fryra;
– Të mos shkyçen nga rryma qytetarët të cilët nuk i kanë paguar faturat e fryra;
– Prokuroria e Republikës të Kosovës të fillojë me hetimin e këtij rasti dhe rasteve të mëhershme në KEK, dhe t’i informoj qytetarët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme lidhur me rezultatet e hetimit;
– Ftojmë Institucionin e Avokatit të Popullit që të fillojë me hulumtimin e rastit dhe ta publikoj raportin përfundimtar sipas mandatit të detyrës ex-officio të përcaktuar me ligj”, thuhet në një postim në për të Grupi Organizativ i Qytetarëve.

Artikulli paraprakArrestohet hajni me maskë, që grabiti kazinon
Artikulli vijuesMjekësia dhe prokurori: Ishte vrasje edhe pikë