Pse e derdhim kafenë kur ecim?

Një nga gjërat më të pakëndshme të jetës së përditshme është derdhja e kafesë derisa ecni, ndërsa hulumtimi i kryer ka tentuar të shpjegojë ligjet e fizikës të cilat duhet të aplikohen për t’u shmangur pasojat e pakëndshme.

Shkencëtarët e Universitetit California në Santa Barbara kanë vendosur që këtij “problemi” t’i qasen në mënyrë sistematike, shkruan Dailly Mail.

Fenomenin e derdhjes së kafesë me një varg eksperimentesh kanë tentuar ta shpjegojnë inxhinieri i mekanikës Rouslan Krechetnikov dhe studenti i tij Hans Mayer. Këta të dy kanë vëzhguar dhe kanë xhiruar personat të cilët kanë lëvizur me shpejtësi të ndryshme derisa në duar kanë mbajtur filxhanin e mbushur me kafe dhe gjatë kësaj kohe ose janë koncentruar në filxhan ose kanë shikuar para vetes. Me kamerë të ndjeshme është xhiruar lëvizja e të testuarve pikërisht në momentin e derdhjes së lëngut.

Hulumtimi ka ardhur tek të dhënat që në një filxhan mesatar frekuenca e lëvizjes së kafesë është e njëjtë me frekuencën e hapit të personit, çka rezulton me oscilimin e lëngut, do të ishte shpjegimi me fjalorin e fizikanëve.

Derdhja e kafesë më së shpeshti është bërë në mes hapit të shtatë dhe të dhjetë, ndërsa shkencëtarët kanë ofruar disa këshilla “të pabesueshme” për konsumuesit e kafesë: ecni më ngadalë, shikojeni filxhanin dhe jo në tokë dhe mos e mbushni filxhanin plot, përcjell Daily Mail./koha/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA nxisin Nikoliqin për konstruktivitet me Kosovën
Artikulli vijuesGyl: Bota nuk ka bërë mjaft për Sirinë