SHBA nxisin Nikoliqin për konstruktivitet me Kosovën

SHBA përshëndesin faktin se presidenti i sapozgjedhur serb, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar angazhimin për ardhmërinë europiane të Serbisë dhe e nxisin atë në bashkëpinim konstruktiv me Kosovën, ka deklaruar përfaqësuesja për shtyp e Stejt Departamentit Victorija Nuland, transmeton agjencia Beta.

Në brifingun e rregullt në Washington, ajo ka thënë se SHBA e kanë nxitur Nikoliqin që të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme në rrugën për integrimet evropiane.

“Përshëndesim faktin se presidenti i zgjedhur Nikoliq e ka deklaruar angazhimin e tij për ardhmërinë evropiane të Serbisë dhe e kemi nxitur që të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me kryeministrin dhe qeverinë e ardhshme , e veçmas në mbajtjen e stabilitetit rajonal dhe në punën konstruktive me Kosovën”, ka deklaruar Nuland./koha/kohaislame

Artikulli paraprakIrani dhe fuqitë botërore po takohen në kryeqytetin irakian
Artikulli vijuesPse e derdhim kafenë kur ecim?