Pse ta bleni një Smartphone dhe me cilat karakteristika?

Pse ta bleni një Smartphone? Sepse, jeni një person i zënë me punë dhe e dini rëndësinë e klientëve dhe familjes tuaj, ose ndoshta e keni ndjenjën e të qenit të pa ndarë me tavolinën e punës apo në shtëpi, dhe që t’mos humbasni asnjë email apo telefonatë të rëndësishme, oraret, informacionet e kontakteve, të rejat për biznesin ose edhe tregun e aksioneve.

Megjithatë, miliona njerëz sot përdorin smartphone të projektuar për biznes apo zbavitje. Këto pajisje rrënjët e tyre i kanë nga Asistentët personal digjital apo siç është quajtur PDA (personal digital assitant).

Fillimisht është përdorur si dorë e djathtë për personat që posedonin një biznes, për të mbajtur informacione të rëndësishme për klientë, statuse të projektit apo listat e detyrave, këto pajisje tanimë kanë evoluar si mjet ndihmës për çdo person në mënyra të ndryshme dhe janë shumë më tepër se vetëm një telefon celularë, ofrojnë qasje të menjëhershme në internet.

Shumë prej këtyre pajisjeve kanë mundësin të sinkronizohen me kompjuterin tuaj desktop, Kjo do të thotë që mund të ruani, shikoni, dhe të punoni në dokumentet drejtpërdrejt nga smartphone-i. Gjithashtu mund të pranoni dhe t’iu përgjigjeni email-ave.

Këto shërbejnë edhe si pajisje multimediale, kështu që mund të keni edhe argëtim me to. Mund të ruajnë dhe të shfaqin fotot dhe videot e miqve dhe të familjes madje mund të shikoni edhe metrazh të gjatë të filmave, të fotografoni dhe merrni video, por funksioni më i zakonshëm është aftësia për të dëgjuar muzikë, meloditë tuaja të preferuara përderisa udhëton apo gjatë pushimeve.

Një tjetër përfitim i përdorimit të një prej këtyre pajisjeve është zhvillimi i fundit i palës së tretë të aplikacioneve (ose Apps). Këto aplikacione shkojnë nga ato që përshtaten ndaj detyrave të punës tuaj, lojërave apo shume çka tjetër. Tanimë ekzistojnë me mijëra aplikacione që janë në dispozicion për tu shkarkuar.

Më poshtë kemi paraqitur 5 kritere të rëndësishme për të vlerësuar një pajisje të tillë:

Dizajni
Madhësia dhe pesha, së bashku me madhësinë e ekranit edhe rezolucioni, para blerjes bëni një krahasim të ekranit me ndonjë pajisje te rangut të njëjtë.

Multimedia
Smartphone-at më të mirë sot posedojnë kamerë me minimum 5 megapixel, me aftësi zmadhimi (zoom) dhe aftësinë për të luajtur dhe incizuar audio dhe video. Këta smartphone veprojë si pajisje të menaxhimit të jetës dhe posedojnë karakteristika organizative si kalendarin dhe listën për shënim të detyrave (tasks). Gjithashtu mundësinë e sinkronizimit me kompjuter në shtëpi duke mundësuar leximin dhe editimin e të dhënave.

Aftësia e thirrjeve dhe kualiteti
Themeli i një biznesi është komunikimi, dhe funksioni i parë i këtyre pajisjeve është si telefon celular për te biseduar. Këto pajisje duhet të posedojnë të gjitha karakteristikat tipike të një telefoni celular duke përfshirë speakerphone, dhe tri mënyra të thirrjes (thirrje me zë, thirrje më pritje, dhe thirrje të shpejt).

Bateria dhe Memoria
Produktet praktike sot janë më kompakte, jetëgjatësia e baterisë të jetë e mjaftueshme për të kaluar përmes një dite të plotë të punës dhe më gjerë. Gjithashtu varet prej natyrës së përdorimit, nëse e keni për dokumente, email-a, kalendar nuk është e domosdoshme të ketë hapësirë te madhe te memories, nëse dëgjon muzikë apo shikon filma atëherë kjo ndryshon.

Karakteristikat shtesë
Shumë smartphone përfshijnë mjete praktike si kalkulator, aplikacione të hartave dhe GPS. Disa kanë aftësinë për të mbështetur programet e palës së tretë ose shfletuesi bazë që mund të kryejnë një shumëllojshmëri të funksioneve të veçanta. |ameble|

Artikulli paraprakGjermania kthen 700 ton ari
Artikulli vijuesPolicja angleze pranon Islamin duke i ndihmuar nje viktime muslimane