Janë bërë tri javë qysh kur ka filluar të mbahet një treg prapa Pallatit të Rinisë. Ky treg është publik, sipas zyrtarëve komunalë, funksionaliteti i tij do të jetë i përkohshëm.
“Edhe ky treg do të jetë i përkohshëm, derisa të ndërtohet tregu i ri”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimeve Publike, Habib Qorri.
Të martën, ai ishte ndër tregjet mjaft të vizituara në kryeqytet. Megjithëse gjërat e vjetra, shumica të përdorura, si këpucë dhe veshmbathje, qytetarët po e vizitonin atë me të madhe.
“Jemi lodhur nga xhepi, prandaj po shëtisim dhe po provojmë çdo vend mos po mund të furnizohemi me ndonjë mall më të lirë që na e mbulon paga”, ka thënë banorja e Prishtinës, Mihane Aliu, derisa ishte afruar në një tezgë në të cilën shitësi po bërtiste vazhdimisht “rroba një euro”.
Në lidhje me këtë treg, Qorri ka thënë se Komuna nuk përfiton shumë, por meqë hapësira aty ka qenë e lirë, u është lejuar që të tregtojnë./koha/kohaislame
You Might also Like
Ymeri: Kadri Veseli I kërcënoi hapur deputetët e Vetëvendosjes
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po vazhdon të…
By
Redaksia
2 Min Read
Ambasadori Gjerman: Kosovar, serbët mirëpritni, ata luftuan për ta mbrojtur krishterimin
Serbët duhet që gjatë Vidovdanit të jenë të përmbajtur. Edhe Policia e Kosovës duhet të…
By
Redaksia
2 Min Read
Komandant Hoxha: Kastriot Myftaraj dhe Derri si me i lindë një nënë
Xhezair Shaqiri i njohur me nfokën HOXHA ka reaguar në rrjetet sociale ndaj gjestit skandaloz të…
By
Redaksia
0 Min Read
Egjipti së shpejti pritet ta njeh Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, pas vizitës në selinë e Organizatës…
By
Redaksia
3 Min Read
Qeveria nuk garanton se në 2018-n do të aplikohet për anëtarësim në BE
Kosova nuk e ka ndjekur shembullin e vendeve të rajonit përkitazi me kohën kur duhej…
By
Redaksia
1 Min Read
Paralajmërohet ngritja e çmimit të naftës në Kosovë
Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë pritet të kenë ngritje si pasojë e një…
By
Redaksia
2 Min Read
