Vladimir PutinThesari amerikan i tha BBC se vlerësojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është i korruptuar.
Qeveria amerikane ka vendosur tashmë sanksione ndaj ndihmësve të Putin, por mendohet se është hera e parë që e akuzojnë direkt atë për korrupsion.
Zëdhënësi i Putin i tha BBC se “nuk është e nevojshme të përgjigjesh pasi këto janë trillime”.
Adam Szubin, që mbikëqyr sanksionet e Thesarit amerikan, tha për BBC se presidenti rus është i korruptuar dhe se qeveria amerikane e di këtë prej “shumë, shumë vitesh”.
“Ne e kemi parë atë teksa pasuron miqtë e tij, aleatët e ngushtë dhe marxhinalizon të gjithë ata që nuk i sheh si miq. Kudo që është pasuria, në energji apo kontrata shtetërore, ai dërgon ata që beson se i shërbejnë atij dhe përjashton ata që nuk e bëjnë këtë. Për mua, kjo është një panoramë korrupsioni”.
Szubin nuk e komentoi një raport sekret të CIA-s, që thekson se pasuria e Putin shkon deri në 40 miliardë dollarë.
Por ai tha se Putin ka një pasuri të fshehur të jashtëzakonshme.
BBC ka folur me disa të brendshëm, që thonë se kanë informacione të dorës së parë për pasurinë e Putin.
Dmitry Skarga, që drejtonte dikur kompaninë shtetërore të anijeve, Sovcomflot, thotë se ai ka mbikëqyrur transferimin e një jahti 35 milionë dollarësh tek Putin.
Ai tha se jahti Olympia, i gjatë 57 metra, ishte dhuratë nga rusi i famshëm, Roman Abramovich.
Presidenti rus nuk e ka komentuar këtë akuzë.
You Might also Like
Ujësjellësi dhe “Termokosi” falin 26 milionë euro borxh
Ndërmarrjet publike të Prishtinës kanë përpiluar listat e konsumatorëve borxhlinj që do t’iu falen borxhet…
By
Redaksia
1 Min Read
GROENLANDË-REGJISTROHEN SHKRIRJE MASIVE TË AKUJVE
Shtresa e madhe e akullit të Groenlandës u dobësua në përmasa të paprecedente vetëm në…
By
Redaksia
2 Min Read
Shpërthim i fuqishëm në një spital në Turqi, 50 të lënduar (Foto)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një spital në krahinën turke Mardin, ku raportohet…
By
Redaksia
0 Min Read
Prifti IRINEJ kërcnohet: Do ta kthejm Kosovën me forcë! – ku jan patriotat që burgosnin Hoxhallarë?
Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha sot në Nish se të gjithë janë të…
By
Redaksia
3 Min Read
Thirrje për hedhjen e ndihmave nga ajri në Siri
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca u kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të…
By
Redaksia
1 Min Read
Charlie Hebdo nuk kursen as Ajlanin e mbytur: edhe kjo është liri shprehjeje?
Nga Bujar M. Hoxha Në numrin e saj të fundit, revista satirike franceze Charlie Hebdo…
By
Redaksia
3 Min Read
