Putin paralajmëron SHBA-në dhe Francën rreth “operacionit për Mosulin”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Samitin BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) i cili mbahet për herë të 8-të në qytetin Goa të Indisë ka paralajmëruar SHBA-në dhe Francën që të jenë të kujdesshme në qytetin Mosul të Irakut, raporton AA.

Sipas lajmit të agjencisë Tass, duke theksuar se SHBA-ja dhe Franca të jenë të kujdesshme në operacionet që kryejnë në Mosul, Putin tha se “Unë shpresoj se partnerët tanë amerikanë dhe francezë do të minimizojnë humbjet e civilëve dhe do të bëjnë gjithçka që të mos ketë humbje nga civilët”.

“Duhet të luftohet kundër terrorizmit dhe nuk ka rrugë tjetër përveçse luftës aktive”, ka komentuar ndër të tjera Presidenti Putin.

Duke vënë në dukje se operacioni në Mosul ka një paralelizëm me operacionin që Rusia ndërmerr në qytetin Halep të Sirisë, Putin ka pretenduar se “paralelizmi është i qartë”.

Ndër të tjera Putin ka shtuar se në Mosul jetojnë një numër i madh civilësh, qindra mijëra persona dhe se përdorimi i forcës ajrore dhe armëve të rënda do të jetë shumë i rrezikshëm nga pikëpamja e viktimave.

Artikulli paraprakSulm i ri në Sinai të Egjiptit, vriten shtatë ushtarë
Artikulli vijuesTuneli i Euroazisë merr çmimin "Projekti më i mirë i tunelit në botë"