Putini e poshtëron homologun e tij ukrainas

Në vend që të forcojë lidhjet ndërmjet dy vendeve, vizita e presidentit rus Vlladimir Putin në Ukrainë duket se ka arritur efekt të kundërt, pasi që shumë zyrtarë ukrainas janë fyer me faktin se Putini është vonuar plot katër orë në takim me homologun ukrainas Viktor Janukoviç.

Putini arriti me disa orë vonesë në Jaltë, ku është takuar më pas me Janukoviçin. Por, me gjithë këtë vonesë, ai nuk shkoi menjëherë të bisedojë me presidentin e Ukrainës, por së pari shkoi të takohet me anëtarët e moto-klubit rus, tubimet e të cilëve i ka ndjekur edhe më parë.

Pasi bisedoi gjerë e gjatë me miqtë e tij motoçiklistë, në mesin e të cilëve, si raporton agjencia e lajmeve France Press, ishte edhe bakri legjendar rus me pseudonimin “Kirurgu”, Putini më në fund shkoi për të takuar Janukoviçin.

“Presdienti Putin ka kaluar të gjithë kufijtë e vonesës, shkoi të takohet me motoçiklistët e miqtë e tij dhe kësisoj tregoi se cilat janë prioritetet e tij në Ukrainë”, shkroi në faqen e tij në Facebook ministri i Situatave Emergjente të Ukrainës, Viktor Baloga. Ai porositi Kremlin që ta “ndërrojë muzikën” pasi Putini, me gjithë vonesën, nuk ofroi kurrfarë favoresh në kontrestin rreth gazit.

Ish-hsefi i diplomacisë ukrainase, Vlladimir Ogrizko vlerësoi se sjellja e Putinit paraqet “shuplakë diplomatike dhe paedukatë”, kurse një nga komentuesit më të shquar, Vitalij Portnikov theksoi se qëllimi i sjelljes së tillë të Putinit ishte që të poshtërohet Janukoviçi dhe Ukraina.kohaislame

Artikulli paraprakMiftari: Kanë frikë nga ajo që mund të them
Artikulli vijuesEthet e verës, rreziqet e kondicionerit