Pyetjet e reja për rastin e vrasësit të Kolorados

Me mijëra pyetje janë shtruar për rastin e masakrës së kryer nga ana e “Jokerit nga Kolorado”, 24-vjeçarit James Holmes, por ka edhe disa interesante që askujt nuk i kishin rënë në mend. Ato i ka shtruar “Fox 19” në analizën “Reality Check”.

Si u bë që Holmesi i papunësuar të ketë para për aq shumë armë dhe pajisje për punimin e bombës? Kjo pyetje ngërthen në vete mjete materiale në vlerë prej disa mijëra dollarëve.

Holmes menjëherë pas arrestimit e ka paralajmëruar policinë se banesa e tij është plotë me bomba. Aty policia ka hasur në shumë kurthe vdekjeprurëse, për të cilat specialistët amerikanë kanë thënë se rrallë hasen jashtë zonave të luftës.

Ku u mësua Holmes të punonte bomba aq të komplikuara sa që ekspertët e FBI-së humbën dy ditë të tëra për t’i çaktivizuar?

Policia ka raportuar se Holmes ka vepruar i vetëm. A është kjo e vërtet? Dëshmitarët thonë se ai ka marrë një lidhje telefonike nga dikush në kinema dhe se gazi lotsjellës u lirua në dy vende. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakPolicitë e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk ftohen në Shkup
Artikulli vijuesPD nuk e ka në plan që të largohet