Komuna e Çairit paiset me maqinë moderne për pastrimin e rrugëve
Sot u bë promovimi i maqinës gjegjësisht automjetit për pastrimin e rrugëve dhe mbeturinave, donacion nga Qyteti i Bursës për Komunën e Çairit, në bazë të bashkëpunimit shumë vjeçar mes dy komunave në fjalë. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti në konferencën e sotshme për mediat shprehi mirënjohjen e tij për Kryetarin e Qytetit të Bursës, Rexhep Alltepe për ndihmën e pakursyer që gjithmonë ofron për Çairin dhe theksoi se në të ardhmen e afërt do të shtohet numri i mjeteve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
“Kamioni është multifunksional sepse mund të bëjë larjen e rrugëve, grumbullimin e gjetheve, ndërsa në stinën e dimrit mund të pastrojë edhe borën”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Mexhiti njoftoi se kamioni është një donacion i Kryebashkisë në Bursa, në Turqi për çka falënderoi kryetarin e saj Rexhep Alltepe (Recep Altepe) duke sqaruar se donacioni është në përputhje me bashkëpunimin që kanë dy institucionet, njofton Anadolu Agency (AA).
Përndryshe kujtojm se partia qeveritare shpesh akuzon Lëvizjen Besa (parti opozitare) se kjo e fundit është parti Turke.