QENDRESA E SHQIPTARVE TE TREGOVISHTES

MULLA JAKUP KOMBI

Kapitulimin e Jugosllavisë shqiptarët e Rozhajës e kuptuar si akt çlirimi kombëtar nga kthetrat e ish pushtimit sllav. Në Tregovishtë (Rozhajë) në gjithë Bihorin , në Plavë e Guci,në Pazar të Ri, Tutin, Sjenicë, Ribariq e në gjithë Sanxhakun vloj edhe njëherë gjaku i shqiptarit për liri dhe bashkim Kombëtar. Në këtë moment historik në Rozhajë vie patrioti Ferhat Draga me grupin e tij.Ai në mesin e kelmendasve te Rozhajes gjënë përkrahjen e duhur për mbrojtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare.

Ali Daci

Vija e demarkacionit në mes fuqive evropiane të asaj kohe, pra ne mes Gjermanisë dhe Italisë e cila ishte tërhequr me 23 prill të vitit 1941 ka sjelë ndarjen kufitare të administratës së re në mes të koalicionit. Kështu Tregovishta (Rozhaja) dhe qytetet tjera të Sanxhakut u ndodhën nën administrimin gjerman. Me marrveshjën Romës të datës 18 maj 1941 vie deri tek revidimi i vijës kufitare më çrast shkon në dobi të italianëve. I gjithë Sanxhaku përfshirë edhe Rozhajën vihen nën administrimin Italian. Në emër të popullit të Tregovishtës qeverisjen lokale do ta formojnë njerëzit me eminent të kohës siç ishin Adem Naj Kurtagiqi, Mulla Jakup Kombi,(Kardoviq), Shefko Beqiragiqi,Zhujë Selman Daci ,Ragip Nurkoviqi, Avdyl Bralaj, Meho Kallaqi, e shume burra shqiptare të treves se Malësisë së Rozhajës.Adem Naji Kurtaga emrohete prefekt i nënprefekturës së Rozhajës,pasi që kjo prefekturë tani ishte nënadministrimin e shtetit shqiptarë, gjegjësisht nenprefektura e Pejës. Në këtë kohë formohet Komiteti i Kosovës në të cilin menjëherë kyçën Adem Naji Kurtagiqi,Zhujë Selman Daci,Sadik Selim Daci, Mulla Jakup Kombi nga Rozhaja Shefki Kershiqi dhe hoxhë Osman Rastoderi nga Petnica si dhe Ibër Mashiqi e Nexhip Zeka nga Berana.Me këtë rast Jakup Kombi formoi formacionet e vellnetareve shqiptare dhe u zgjodh komandant i tyre, formacione këto që në gjirin e vet mblidhnin shumë vullnetar shqiptar.

Për prefekt të nënprefektuarës populli i tregovishtës zgjodhi atdhetarin dhe luftetarin e pa epur për çeshtjën kombëtare,Adem Najë Kurtagën (Kurtagiq) kurse komandant të xhandarmerisë emroi Qazim Kurpejën (Kurpejoviq),ndersa komandant i forcave vullnetare shqiptare emrohet Mulla Jakup Kombi.Më 2 korrik të viti 1941 ai se bashku me Zhujë Selman Dacin,Adem Najen, Mehë Kallaqin e Avdi Brahim Bralën e shumë Dacjan e Ballotiqas dhe Kolenas priten batalionin e forcave ushtarake “Korata” të udhëhequr nga nënkolonel Sali Sylë Bushati. Pas ardhëjs së Ushrtisë Shqiptare, ushtri kjo e cila kishte të vetmin qëllim mbrojtjen e terësisë teritoriale të tokave shqiptare,populli i Tregovishtës i priti me zemërgjërsi të madhe.Fuqishëm valoj Flamuri Shqiptarë kurse populli këtë akt e priti me gëzim të madh e lotë nder sy, nga ky kushtrim për liri, trimat e bënë betimin para Flamurin Kombëtarë dhe u shti nga armet e zjarrit nga të gjitha anët. Pas bashkimit të ushtarisë së rregullt shqiptare dhe njesitëve vullnetare në Tregovishtë,Mulla Jakupi Kombi mbajti një fjalim ku ndezi zemrat e ushtarve dhe vullnëtarëve shqiptarë për luftën heroike që ata po i priste për mbrojtjen e tokave shqipatre.Të nesermën ata do të pozicionoheshin në vijen e kufirit e pikërisht në Livadhet e Gjakut, në Kacubërre e në Bjeshkën e Turjakut.Jakup Kombi së bashku me vullnetarët e tij ishte i përqendruar në Kacuberr dhe në Turjak, aty kishte ngritur istikamet dhe sistematizuar vullnetarët e tij.Armiku i pabese nuk pushonte se vepruari duke sulmuar mbi Bihorin në të cilin beri një masakër të pa parë të asaj kohe.Pikërisht në shtator të vitit 1943 përfaqsuesi i Bihorit të Sipërm Osman Hrastoderi më anë të një shkrese njofton Mulla Jakup Kombin për masakren e shkaktuar nga çetnike në Bihori duke e sygjeruar se këto forca të njëjtin fat e kishin përgatitur edhe për Tregovishtën.Pasi që ishte e premte dhe ditë tregu,Jakup Kombi therrët popullin në një kryengritje të përgjithshme për mbrojtjën e qytetit dhe rrethinës nga forcat e shumta çetnike, duke e shpalluar njëkohesisht gjendjen mobile anekënd trevës së Tregovishtës. Kush me armë e kush pa të iu përgjigjen kushtrimit për mbrojtjen e atdheut.Pika e dislokimit të forcave mbrojtëse ishte Kacuberri. Po atë ditë Jakup Kombi për në Pejë nisi Zhujë Selman Dacin nga Dacajt(qe ishte zevendes komandant i forcave vulnetare) që atje të ftonte kreret shqiptar për t’i ardhë në ndihmë popullit shqiptar të Tregovishtës. Forcat vullnetare shqiptare nga Rugova dhe Rrafshi i Dukagjinit të nësermën kanë ardhë në ndihmë.Pasi që forcat shqiptare ishin dislokual në zonën e bjershkës së Turjakut,në Livadhet e Gjakut e në Kacubër, ata të përgatitur dhe nën komanden e Jakupit dhe bajraktarit të Rugovës Sak Fazlis, Kurt Abazit nga Radaci trima tjerë nga Rrafshi i Dukagjinit kishin ngrit istikame për pritjen e hordhive çetnike. Kështu në gusht të viti 1943 forcat vullnetare shqiptare të komanduara nga Mulla Jakup Kombi,e Sak Fasli mbrojten me sukse treven e Rozhajës dhe atë të Malësisë nga masakrat çetnike,duke i shkatuar deme te konsiderueshme ne ushtri hordhive çetnike. Kjo betej,nuk ishte vetm mbrojtja e Tregovishtes por edhe pengimin e forcave çetnike drejt marshimit kah Pazari i Ri .Perfundimi i luftes se Dyte Boterore dhe ngadhnjimi i forcave partizano-komuniste mbi nazifashizmin bëri që këto vise shqiptare të ripushtohen nga sllavet, gje të cilën popullata e kesaj treve nuk e pranoj.

Kështu Rozhaja dhe rrethina e saj obligohen që përseri të monilizohen per çlirim definitiv nga këta pushtues,duke u radhitur në të djathtën shqiptare, respektivisht në Levizjen Kaçake.Ketyre forcave çlirimtare gjithnjë u printe patrioti e luftetari Mulla Jakup Kombi me shokë.Ishte koha kur ketyre luftetareve u ngushtohej fusheveprimi të cilet ishin të obliguar që luftën të zhvillojnë në periferi të vendbanimeve duke u lidhur ngusht me luftetaret e lëvizjes kaçake të Rugovës e të Pazarit të Ri të udhehequra nga Sali Rama ,Zhukë Haxhia Rizë Zymeri,Tahir Coli e Bik Dresheviqi,Feriz Sallku e Murat Lotina të cilët nuk pushuan së luftuari deri ne vdekje.Veprimet e këtyre luftetarëve shtriheshin në bjeshkën e Hajlës ,në Buxhov, Kullë, Zhleb, Mokna tek burimet e Ibrit e vende tjera.Viti 1945 ishte fatal për Mulla Jakup Kombin dhe bashkëluftetaret e tij .Pushtuesit sllav të vetedijshem per veprimtarin e ketij burri dhe ndikimin e tij ne kete treve ,ne listen e armikut per likuidim nder te paret ishte Mulla Jakupi e më pastaj Adem Naja, Ragip Nurkuviqi, Meh Kallaqi,Avdyl Bralaj respektivisht udheheqesit e Levizjes çlirimtare të kësaj treve. Duke pasur parasyshe rrezikun qe i kanosej Mulla Jakupit, shokët e luftës e kishin sygjeruar që ai të largohej nga Tregovishta, mirëpo Jakupi tanime në moshë të thyer nuk donta ta lëshonte Tregovishten. Keshtuqe në vitin 1945 shtëpin e tij e rrethojne partizanet.Më pabesi e thërrasin tek dera dhe aty e kapin,ia lidhin duart dhe fillimisht e njoftojnë se ai kërkohej nga administrata e re që të mirrej në pyetje. Pasi që e kishin vu para tytave të pushkëve rrugës për ndertesen partizane njëri nga partizanët pabesisht pas shpine shti në Mulla Jakupin duke i marrë jetën me një beresheri plumbash nga nje pushkë automatike. Ky burr trim të cilin Rozhajasit e varrosn me nderime të mëdha në mungës të shokëve të tij të pushkës la mbresa jo vetem te Rozhajasit por edhe ne gjithe hapsiren shqiptare. Ky patriot dhe luftetar me kohë duhej të rehabilitohej nga historianët dhe politikanët shqiptarë.Mulla Jakup Kombi në historinë shqiptare do të rradhitet përkrah Aqif Blytës, Sak Fazlis, Mulla Zekë Bërdynës, Shaban Polluzhës, Adem Najë Kurtagiqin e shumë bashkëkombas të tij të cilët atdheut ia falën gjë më të shtrenjët, jetën. Pazari i Ri, Peja, Tutina, Sjenica, Tregovishta, Shkupi, Tirana e Prishtina këtij burri i kanë shumë borxh. Institucionet shqiptare duhet që së shpejti të shpallin dëshmor të kombit Jakup Kombin.Vetem kështu këtij burri dhe bashkeluftetareve te tij u dilet borxhit.Ai përkrah Sak Fazlis, bajraktarit të Rugovës, Kurt Abazit bajraktarit të Radacit e shumë patrioteve tjere që moren pjesë aktive më pushkë në dorë për mbrojtjën e trojeve shqiptare u takon vendi në piedestalin më të lartë të lirisë.

Artikulli paraprakShokon liderja gjermane Petry: Në rastet ekstreme, qëlloni mbi refugjatët
Artikulli vijuesTurqia akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore të saj