Qeveria e Kosovës ndan 1.7 milion euro për “Policinë e MUP-it”

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) ka paraparë të ndërmarrë 5 aktivitete gjatë vitit 2014, të cilat janë në funksion të zbatimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi të arritura me 19 prill. Midis tyre është edhe infuzioni financiar për policinë e veriut.
“Rajoni policor i MUP-it” e ka marrë epitetin Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, e cila o të dominohet nga strukturat e sigurisë serbe të cilat kanë vepruar ilegalisht deri tash, shkruan Koha Ditore.

Për krejt këtë MPB në llogari të funksionalizimit të operacionalizimit të plotë të kësaj drejtorie për veri, ka planifikuar në ndaje më shumë se 1.7 milionë euro.

Përpos kësaj, MPB do të përmbush edhe katër detyra tjera që burojnë nga marrëveshja e prillit me Serbinë. Funksionalizimi i qendrave të regjistrimit civil dhe zyrave të gjendjes civile, funksionalizimi i njësive të zjarrfikësve, fillimi i ndërtimit të pikave të përhershme të IBM-së me Serbinë dhe funksionalizimi i këshillave komunale për siguri dhe bashkësi. /Koha

Artikulli paraprakItali, masakroi familjen tre anëtarëshe për 500 euro
Artikulli vijuesTemperaturat e ulëta ngrijnë edhe ujëvarën e Niagaras (Foto)