67 zëvendësministra të emëruar në Qeverinë Haradinaj u bënë sot. Disa ministri kanë 5 zëvendësministra e disa 4. Në disa ministri po ndahen zyrat me pllaka të gipsit që t’iu sigurohet nga një vend këtyre zëvendësministrave, që rëndojnë buxhetin e Kosovës miliona euro.
Edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është lodhur duke emëruar zëvendësministra.
Pozitat e zëvendësministrave erdhën si rezultat i koalicionit të madh thanë liderët e partive të koalicionit që drejtojnë qeverinë.
Por kush janë këta zëvendësministra që rëndojnë buxhetin e shtetit me miliona euro shpenzime.
Fillimisht media ia lakuan emrin për ministër të Punëve të Brendshme, por Abdylselami Shkodra përmes një sqarimi në Facebook tha se refuzon të marrë pozitën e ministrit, me arsyen se nuk pranon të bëhet pjesë e kësaj qeverie. Më vonë Shkodra pranoj edhe ‘degradim’ dhe u bë zëvendësministër, pavarësisht që dikue thoshte se refuzon të jetë pjesë e kësaj qeverie.
Shkodra më herët ka punuar në një kompani të sigurimeve, dhe tash po ushtron postin e zëvendësministrit, që sot u bënë 67 të tillë./Kumti.com
Selami Shkodra, zv/minister ne MPB
Deri më tani shumica e zëvendësministrave janë emëruar ata që dështuan në garën për ta fituar komunën.
E njëjtë ndodhi edhe me Faruk Nurën, që Haradinaj e kishte deleguar të garonte për Vitin, por që humbi. Më vonë Haradinaj e emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës
Faruk Nura, zv/minister ne Ministrine e Diaspores
Haradinaj emëroi zëvendësministër edhe Fatmir Gashin që humbi Pejën përball Gazmend Muhaxherit të LDK-së.
Edhe Rexhep Kadriu i AAK-së dështoi në Gjilan, ndërsa Haradinaj e emëroi zëvendësministër në Ministri të Infrastrukturës.
Lajmi që i befasoi të gjithë ishte edhe emërimi zëvendësministër i ish kryeministrit Agim Çeku.
Çeku dikur udhëheqte me qeverinë, më pas me ministrinë e Forcës së Siguriaë, e në qeverinë Haradinaj është emëruar zëvendësministër në FSK.
Agim Çeku, zv/ministër në FSK
Batutat me zëvendësministra nisën pasi numri i tyre po rritej çdo ditë.
Pozitën e zëvendësministrin e fituan shumë partiak të 3 partive të mëdha që janë në pushtet, PDK, AAK, Nisma.
Ka nga ata që pothuajse kurrë nuk kishin një punë në administratën shtetërore, e as në pozita politike, e puna e parë është pozita e zëvendësministrit.
E analisti Imer Mushkolaj i quajti badihavxhinjë përmes një opinione në media që e kishte shkruar.
Më poshtë një numër i zëvendësministrave që janë bërë publik në faqet e ministrive:
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë-5 zv/ministra
Muharrem Nitaj, Arbër Geci, Bajrush Sezairi, Mustaf Myrtaj, Heset Sahiti
Ministria e Zhvillimit Ekonomik- 5 zv/ministra
Fatir Berzat, Usmen Baldzi, Xhavit Zariqi, Besnik Beka, Gani Koci
Ministria e Punëve të Jashtme- 4 zv/ministra
Gjergj Dedaj, Anton Berisha, Rejhan Vuniqi, Besnik Hoti
Ministria e Punëve të Brendshme – 3 zv/ministra:
Abdulselami Shkodra, Izmi Zeka dhe Milan Radojevic.
Ministria e Financave- 3 zv/ministria
Mustafa Grainca, Fatmir Gashi, Bojan Stojanoviq
Ministria e Diasporës- 3 zv/ministria
Faruk Nura, Cerim Bajrami, Arian Daci
Ministria e Bujqësisë – 3 zv/ministra
Vesel Krasniqi, Isni Kilaj, Egzonit Jakupi
Ministria e Shëndetësisë- 3 zv/ministra
Ali Berisha, Granit Abdullahu, Muharrem Kuçi
Ministria për Komunitete dhe Kthim- 3 zv/ministra
Milazim Gashi, Naser Meta, Qazim Rahmani
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- 3 zv/ministër
Fatmir Matoshi, Aleksandar Spasiq, Kurtan Kajtazi
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- 2 zv/ministra
Burbuqe Bakija-Deva, Resul Makreshi
Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2 zv/ministra
Agim Çeku, Brahim Mehmetaj
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale- 2 zv/ministra
Vesel Makolli, Besart Jashari
Ministria e Drejtësisë- 1 zv/ministër
Vesna Mikiq
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë- 1 zv/ministër
Bujar Cakolli
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- 1 zv/ministër
Bashkim Krasniqi