Qeveria miraton demarkacionin me Malin e Zi, Meha: Ja çfarë do të ndodhë me kufirin

Në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë së Kosovës po trajtohet edhe çështja e demarkacionit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha ka kundërshtuar pretendimet që thonë se Kosova do të humbasë territor nga kjo marrëveshje, njofton Klan Kosova.
 
“Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk do të tjetërsohet nga demarkacioni me Malin e Zi”.
 
Nga ana tjetër, zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka thënë se “demarkacioni po bëhet sipas Kushtetutës së vitit 1974 dhe Pakos së Ahtisaarit”.
 
Qeveria ka ftuar presidenten Jahjaga që të autorizojë ministrin e Punëve të Brendshme që të nënshkruajë Marrëveshjen Finale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare, pra Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.
 
Në këtë mbledhje po ashtu është miratuar edhe Koncept Dokumenti për Investimet e Jashtme.Në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë së Kosovës po trajtohet edhe çështja e demarkacionit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha ka kundërshtuar pretendimet që thonë se Kosova do të humbasë territor nga kjo marrëveshje, njofton Klan Kosova.
 
“Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk do të tjetërsohet nga demarkacioni me Malin e Zi”.
 
Nga ana tjetër, zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka thënë se “demarkacioni po bëhet sipas Kushtetutës së vitit 1974 dhe Pakos së Ahtisaarit”.
 
Qeveria ka ftuar presidenten Jahjaga që të autorizojë ministrin e Punëve të Brendshme që të nënshkruajë Marrëveshjen Finale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare, pra Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.
 
Në këtë mbledhje po ashtu është miratuar edhe Koncept Dokumenti për Investimet e Jashtme.
Artikulli paraprakEULEX-i duhet t’i mbështesë dhe jo frikësojë sinjalizuesit e korrupsionit
Artikulli vijuesPamjet e para nga Prekazi pas vrasjes së Jasharajve! (VIDEO)