Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozim vendimin për kompensimin financiar për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica tha se do të ndahet një shumë prej 300 mijë euro për 111 delegatë.
“Mjetet e financiare janë 300 mijë euro. Objektivi është që delegatëve të vitit 1990, pra, 111 delegatë ta gëzojnë këtë të drejtë. Shuma prej 300 mijë euro do të ndahet proporcionalisht për 111 delegat. Me aprovimin e këtij vendimi përmbushet, kompensimi financiar për delegatët e vitit 1990”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se me këtë po e përmbushin një obligim moral.
“E kemi pas obligim moral dhe po e përmbushim këtë të drejtë të mohuar gjatë”, tha ai. /KP/Telegrafi/