Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me emërimin e zëvendësministrit të radhës.
Ka vendosur që minisitrisë së Infrastrukturës, që drejtohet nga Pal Lekaj t`ia shtoj edhe një zëvendësministër dhe në ministrinë e Diasporës, Naim Qelaj.
Fehmi Mujota është zëvendësministri i tretë në MI.
“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit të Infrastrukturës dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktivitetve në fushat e përcaktuara nga ministria…”, thuhet në vendim.
Ndërsa Naim Qelaj është zëvendësministri i pesë në ministrinë e Diasporës.
Këtë vendim kryeministri Haradinaj e ka marr gjatë ditës së djeshme. Ndër tjerash në vendim thuhet se zëvendësministri Qelaj, është i obliguar që brenda tridhjetë dite të bëjë deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK)