Paratë nuk mjaftojnë kurrë, megjithatë mund të fitoni duke marrë ndonjë shpërblim të vogël në punë ose duke gjetur diçka tjetër e cila është më e thjeshtë për t’u realizuar.
Për të pasur më shumë para në dispozicion, duke mbajtur të pandryshuar standardin e jetesës, do të mjaftonte të kursenit pak më shumë, pa e tepruar me koston e blerjeve, sidomos për produktet e përditshme që blihen më shpesh. Ja disa këshilla si ta arrini këtë:
Në fillim duhet të analizoni situatën tuaj ekonomike: të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së veprimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi duhet shkruar e zezë mbi të bardhë.
Hapi i dytë është ndarja në fund të javës së parë e shpenzimeve në bazë të produkteve të tepërta, ato të përdorshme, por jo të nevojshme dhe ato të domosdoshme. Shuma e dy kategorive të para do ju tregojë sa mund të kurseni gjatë shtatë ditëve të ardhshme.
Një këshillë tjetër është që të bëni kujdes me buxhetin. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten dhe shtrëngojeni dorën duke blerë vetëm produktet më të nevojshme gjatë javës. Kartën e kreditit është mirë që ta mbyllni në një sirtar.
Tregojuni të tjerëve (qofshin miq ose kolegë), se është diçka e mirë po të sforcohen që ta shtrëngojnë pak dorën: kjo është deklaratë e rëndësishme me të cilën u tregoni të tjerëve se po bëni një përpjekje të rëndësishme, por edhe një kërkesë apo tentativë pikërisht gjatë ditëve me kosto zero.
Nëse nuk keni llogari bankare, atëherë ju vjen në ndihmë ena prej porcelani: mund të zgjidhni një shifër që dëshironi, pastaj vini mënjanë të hollat që do të shpenzoni gjatë muajit ose javës.
Këto janë rregullat e para që duhet të ndiqni për një muaj me radhë. Nëse gjithçka funksionon ashtu siç e keni dëshiruar, mund të mendoni të hidhni një hap tjetër përpara: të arrini për shembull një shifër të caktuar si bonus, pavarësisht parave që keni shpenzuar gjatë ditës. Mund të imagjinoni sikur keni marrë një shpërblim të vogël ose një pagesë për një punë të kryer.