Qysh u grabit në Bari ambasadori shqiptar?

Ambasadori shqiptar në Portugali ishte grabitur me dhunë nga dy persona, në hyrje të qytetit të Barit.
 
Kjo gjë është bërë e ditur nga media italiane, sipas të cilave mëngjesin e sotëm është ekzekutuar urdhëri i ndalimit për 45-vjeçarin Scipione Loconsole nga Bari.
 
Për të arrestuarin prokuroria e Barit ka ngritur akuzën e “grabitjes me dhunë” të ambasadorit shqiptar në Portugali, ngjarje e ndodhur në 5 tetor të vitit të kaluar.
 
Ambasadori Edmond Trako, ishte duke udhëtuar bashkë me gruan e tij me makinën me targa diplomatike për të udhëtuar në tragetin e linjës Bari-Durrës, kur ra pre e një grabitjeje me dhunë të kryer nga dy persona.
 
Njëri nga grabitësit e kishte sulmuar makinën kur ajo kishte ndaluar për një moment. Grabitësi kishte hapur derën e pasagjerit dhe kishte sulmuar bashkëshorten e ambasadorit Trako, duke e goditur në stomak dhe duke i rrëmbyer çantën.
 
Ambasadori me të shoqen e kanë njohur menjëherë Scipione-n si një nga personat, që i grabitën me dhuënë. Tashmë Scipione i mbyllur në burgun e Barit pret të përballet me drejtësinë.
 
Në kohën kur ndodhi grabitja, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë arriti t’ia fshihte medias këtë ngjarje të kronikës së zezë./mapo
Artikulli paraprak“Nëse djali im është terrorist, do e vras me duart e mia”
Artikulli vijuesI jepet lamtumira e fundit policit të vrarë, Shemsi Gashi