22 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në rajonin e Lazios në Itali.
“Qyteti nuk është më. Ka njerëz nën rrënoja”. Është kjo dëshmia e parë dramatike e kreut të Komunuës Amatrice që u godit nga një tërmet me magnitudë 6.0 ballë mëngjesin e sotëm, Sergio Pirozzi.
Ndërsa kreu i kryqit të kuq ka pohuar se, në zonë ka patur edhe rrjedhje gazi.
Tërmeti mësohet të ketë zgjatur vetëm 20 sekonda, por në zonë kanë ndodhur të tjera lëvizje sizmike me magnitudë 5.1 ballë në orën 4.32 të mëngjesit dhe 5.4 ballë në orën 4.33, me epiqendër 5 kilometër larg nga Norcia.
Fatkeqësisht janë rregjistruar edhe viktimat: Në Acuumoli janë të paktën 6 të vdekur, ndërsa po tentohet të shpëtohet një familje prej katër personash me dy fëmijë të vegjël, të bllokuar nën rrënoja.
Dëshmitarët rrëfejnë se si kanë parë duar njerëzish të dalin nga rrënojat duke thirrur për ndihmë.
“Ndihen ulërimat e nënave me fëmijët e tyre”-tha një dëshmitare.
Mbrojtja civile po vijon aksionin për shpëtimin e njerëzve që mund të kenë mbetur nën rrënoja.