Kryeministri Edi Rama ironizoi liderin demokrat Lulzim Basha me fjalët: Rritu Lul rritu! Je kopja e Saliut, je falso. Prano vogëlsinë tënde, rritu Lul se PD ka nevojë për një lider të rritur. Këtë po ta thotë një njeri që ka bërë përpjekje për të të rritur.
Në të vemtin rast që bëre një akt prej lideri (marrëveshja e 18 majit) ti tani e mohon. Monika të bën të ndjehesh më i fortë por s’të rrit dot!! Monika të zvogëlon Lul”.
Më tej u shpreh: “Vëllai im është njeri i zakonshëm s’është kunat i famshëm por s’vij këtu me librin e shpisë. Unë nuk bëj luftë me ju si persona se ju si persona mund të jeni njerëz të mirë. Më vjen keq ku është katandisur kjo parti. Një tufë pa vizion, pa qëllime të tjera përveçse të bëjmë zhurmë. Dhe po e mbyll me shprehjen e papa franceskut: Shihni pemën që bie por jo pyllin që rritet”.