Kryeministri Edi Rama, sot, gjatë një takimi me maturantë ekselentë, i është rikthyer edhe njëherë konfliktit të tij me Akademinë e Shkencave, për të cilën tha se i ka mbetur vetëm emri.
“Akademisë së Shkencave i ka mbetur vetëm emri. Kërkoj nga studentët që të përfshihen në debat për gjërat që duhet të ndryshojnë”, është shprehur Rama.
Ndërkohë që siç është raportuar më herët, Akademisë së Shkencave i janë ndërprerë fondet. Anëtarët e kësaj akademie kanë kërkuar takim me Kryeministrin. Ky i fundit ka kundërshtuar rizgjedhjen në krye të këtij institucioni të Gutar Beqirajt.