Ramazani nxjerr në pah solidarizimin e shqiptarëve në Maqedoni

Në Maqedoni ka krizë ekonomike që nga pavarësia në vitin 1992 dhe kjo ka ndikuar shumë tek qytetarët e viseve shqiptare.

Por, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në disa lagje të Shkupit ka filluar të shpërndahet bukë falas për familjet e varfra dhe të vobekta.
4_1465302454

Nuk dihet se kush qëndron pas këtij aksioni humanitar, por e rëndësishme është se në momentet e nevojshme, për familjet nevojtare, ka njerëz solidar që ofrojnë ndihmë të parezervë.

”Kush nuk ka le të merr falas!!!” thuhet në letrën e vëndosur në një vitrinë buke në lagjen Xhon Kenedi në Shkup

Ndërsa në ”Lagjen e Trimave” në Kumanovë nga shitoret lokale jepen bukë dhe kos për personat në nevojë.
1

”Buka dhe 1 kos gjatë muajit të Ramazanit për familjet skamnore gratis” shkruan në njoftimin e shitores ‘Lazi Market’ në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Artikulli paraprakTurqi: Për herë të parë program fetarë nga Aja Sofia
Artikulli vijuesSumejja, muslimania e parë në këshillin e qytetit të Milanos