Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nesër do të dalë para Gjykatës në Francë.
Haradinaj përmes Facebook-ut, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen e dhënë gjatë ndalimit të tij nga autoritet franceze me fletarrest të lëshuar nga Serbia në Interpol.
Postimi i plotë i Haradinajt
Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhët paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia!
Më lejoni që edhe njëherë t’iu falënderoj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike ka përfunduar shkrimin e tij Haradinaj, transmeton GazetaBlic