Anders Fogh Rasmussen, sekretar i përgjithshëm i NATO-s ka qëndruar sot në Prishtinë. Pas vizitës që bëri në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, Rasmussen, në bazën e KFOR-it në Prishtinë është takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin. Me këtë rast, kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës falënderoi NATO-n si dhe të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’a mbështesin Kosovën dhe popullin e saj. Gjithashtu z. Thaçi falënderoi edhe për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në.
Kryeministri Thaçi pas takimit bilateral me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Veri Atlantik të NATO-s, ku ishin të pranishëm të gjithë ambasadorët në NATO të shteteve anëtare.
Në dy takimet kryeministri Thaçi tha se “Kosova është e përkushtuar që të jetë faktor i rëndësishëm i paqes, stabilitetit, dhe sigurisë në rajon, dhe këtë e ka dëshmuar edhe me bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me KFOR-in”
Kryeministri Thaçi falënderoi personalisht sekretarin Rassmusen për kontributin dhe përkushtimin e tij personal ndaj Kosovës.
Rassmussen theksoi se NATO-ja është e përkushtuar të sigurojë një ambient të paqes, stabilitetit, dhe të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Rasmussen gjithashtu e falënderoi kryeministrin Thaçi për lidershipin e tij dhe zhvillimet që po ndodhin në Kosovë. Rassmussen theksoi se NATO-ja por edhe bashkësia ndërkombëtare e ka bërë të qartë që nuk ka ndarje të Kosovës, dhe çfarëdo zgjedhje që do të gjendet për veriun e Kosovës duhet të gjendet në mes të Prishtinës dhe banorëve serbë në veriun e Kosovës.
Kryeministri gjithashtu njoftoi përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s në takimin e Këshillit të NATO-s se falë mbështetjes së juaj FSK-ja i ka arritur kapacitetet e plota operacionale dhe është afirmuar në një institucion të besueshëm dhe kredibil në vend dhe rajon.
FSK-ja është një institucion i cili është ngritur nga vetë NATO-ja, dhe përkon me standardet e larta të NATO-s.
Kryeministri Thaçi po ashtu falënderoi vendet anëtare të NATO-s për fillimin e procesit të hapjes së hapësirës ajrore të Kosovës, sepse është vendim i drejtë dhe në të mirë të Kosovës por edhe të popullit të Kosovës.
Kryeministri gjatë takimit me Këshillin e NATO-s i paraqiti kërkesat e Qeverisë së Kosovës, të cilat përfshijnë:
a. Aprovim i kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së nga ana e këshillit Veri-Atlantik të NATO-s sa më shpejtë;
b. Vendosja e Raporteve Formale të partneritetit me NATO-n (anëtarësim në partneritet për paqe ;
c. Anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut A5, (fillimisht në cilësinë e Vëzhguesit, dhe strukturat tjera rajonale të sigurisë); dhe
d. Mundësi dhe ftesë për pjesëmarrjen e njësiteve të FSK-së apo Policisë së Kosovës në operacione jashtë vendit të udhëhequra nga NATO, apo BE-ja.
Për më tepër kryeministri Thaçi theksoi rëndësinë që të ketë një fokusim dhe përkushtim më të madh të NATO-s, respektivisht KFOR-it për sigurimin e lëvizjes së lirë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Thaçi i njoftoi anëtarët e Këshillit të NATO-s edhe për situatën në veri, të cilën e cilësoi si të tensionuar, “ku ende kemi barrikada dhe liria e lëvizjes edhe për KFOR-in, EULEX-in, e edhe për qytetarët në veri është e cenuar. Kështu që mirëpresim që KFOR-i në Kosovë të jetë më i vendosur për të siguruar lëvizjen e lirë”.
Kryeministri Thaçi gjithashtu u përgjigj në pyetjet e ambasadorëve, si për veriun ashtu edhe për situatën në përgjithësi në Kosovë, e posaçërisht shtrirjes së autoritetit të Republikës së Kosovës në veriun e Kosovës.
Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës gjithashtu falënderoi KFOR-in për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi, dhe theksoi përkushtimin e Kosovës që të vazhdoj me këtë koordinim të ngushtë me KFOR-in, EULEX-in dhe të gjithë partnerët ndërkombëtar që të ketë sundim të ligjit në pjesën veriore të Kosovës, të luftohet krimi i organizuar dhe dukuritë tjera negative.
“Veriu i Kosovës nuk duhet të mbetet vrimë e zezë, ku s’ka sundim të ligjit, ku ka krim të organizuar dhe kontrabandë. Kjo nuk i shërben qytetarëve në atë pjesë, nuk i shërben Kosovës, por as rajonit“, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se do të kemi bashkëpunim të ngushtë që të kemi sundim të ligjit dhe të sigurojmë lirinë e lëvizjes për të gjithë, si dhe një ambient të sigurte për të gjithë qytetarët pa dallim.
Sekretari Rasmussen theksoi se e çmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për integrimin e komunitetit serbë që jeton në pjesën veriore të Kosovës, si dhe të gjithë hapat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në atë drejtim. Gjithashtu edhe ambasadorët e vendeve anëtare e përshëndetën progresin e arritur, dhe theksuan se do t’i ofrojnë mbështetjen e pa rezervë Qeverisë së Kosovës. koha/kohaislame
You Might also Like
“FETO ushtron presion ndaj mediumeve që publikojnë të vërtetën në Kosovë”
Kjo organizatë së fundmi ka hapur padi për dëmshpërblim ndaj televizionit lokal të Prizrenit, BESA,…
By
Redaksia
9 Min Read
Tarifa për Rrugën e Kombit, 5 euro
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha se tarifa për Rrugën e…
By
Redaksia
4 Min Read
Sejdiu përgënjeshtron Mustafën: Rreth 40 % e popullatës janë të pa punë
Deklaratat për rritje ekonomike dhe përmbushje të objektivave që i ka dhënë Kryeministri i Kosovë,…
By
Redaksia
2 Min Read
Aksion i Policisë për lirimin e pronave të uzurpuara
Policia e Kosovës ka ndermarrë një aksion për lirimin e pronave që dyshohet se janë…
By
Redaksia
1 Min Read
Prokuroria Akuzon Shyqyri Haxhën se Dëmtoi PTK-në për 53 Mijë Euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë në fund të nëntorit të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë…
By
Redaksia
4 Min Read
(Video) Këshilla dhe udhëzime që kanë të bëjnë me zgjedhjet nga hoxhë Enis Rama
Koha për të votuar po afrohet, andaj te secili nga ne shfaqet pikëpyetja se çfarë…
By
Redaksia
0 Min Read
