Real Madrid po përgatit një listë të gjatë me lojtarët që iu duhen me patjetër për të afruar në reparte të ndryshme të fushës, kryesisht në sulm.
Për këtë emrat e Hazard dhe Eriksen janë gjithnjë në listë, por së fundi Mirror ka bërë me dije se “los blancos” po studion edhe shanset për të marrë shërbimet e Bernardo Silva.
Portugezi është organizator i lojës së Pep Guardiola dhe kanë kaluar 18 muaj që kur Manchester City e mori për 43.5 milionë paund nga Monaco. Aktualisht kartoni i tij vlerësohet në rreth 70 milionë euro dhe shihet si pasardhësi i David Silva.
Real Madrid në anën tjetër po punon fort për të gjetur një zëvendësues të Luka Modric, i cili tashmë është 33-vjeç. Mesfushori 24-vjeçar shihet si një mundësi e mirë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për Eriksen, por ai ka edhe 3 vite e gjysmë kontratë me “Citizens” dhe pritet që klubi të fillojë verën e ardhshme për të negociuar rinovimin e kontratës.