Reali nuk ia fal "dakikun", ia mbush portën gola

Fitore e thellë e Real Madridit në përballjen e të shtunës mbrëma kundër Mallorcas duk e mposhtur atë me rezultat 5-2.

Të parët shënuan mysafirët përmes Emilio Nsue në minutën e 6-të ndërsa Reali barazoi në minutën e 15-të përmes Higuain.

Por, në minutën e 21-të mysafirët bënë surprizën duke shënuar golin e epërsisë për 2-1, rezultat të cilin e mbrojtën deri në minutën e 52-të, atëherë kur Cristiano Ronaldo barazoi për 2-2.

Pas vetëm dy minutash (54’), Luka Modriç kaloi në epërsi Realin ndërsa në minutën e 57-të, Gonzalo Higuain shënoi për 4-1. Goli përfundimtar u shënua nga Karim Benzema në minuat shtesë të takimit (90’ +1).
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi arrin në 61 pikë, dhe mbetet 10 pikë pas liderit Barcelona, që nesër (e dielë) përballet me Rayo Vallecanon.kohaislame

Artikulli paraprakShkodër, gjendet një kufomë pa kokë
Artikulli vijuesSançez një hap më afër Interit