Refugjatët, Rot e përshëndeti angazhimin e Maqedonisë

Ministri Nikolla Popovskit takoi sot Mihael Rot, sekretarin shtetëror të Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.

Ministri Popovski riafirmoi rëndësinë dhe rolin e Gjermanisë si një partner strategjik për Republikën e Maqedonisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Lidhur me krizën e emigrantëve, bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme, që Rot e përshëndeti angazhimin e vendit tonë dhe vuri në dukje se bashkëpunimi midis vendeve është shumë e rëndësishme për zgjidhjen e krizës.

Artikulli paraprakKumanovë, shënohet Dita Botërore e Mbulesës
Artikulli vijuesRreziku nga virusi Zika, autoritet nuk ndërmarrin masa konkrete