Regjimi cionist ka arrestuar 850.000 palestinezë që nga viti 1967

Që nga viti 1967, 206 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite, përfshirë edhe 71 të burgosur të cilët u torturuar për vdekje, ndërsa 45 të tjerë kanë vdekur si pasojë e mohimit të trajtimit shëndetësor.
 
Të dhënat nga Komisioni Palestinez për të Ndaluarit dhe Ish-të Burgosurit tregojnë se Izraeli ka arrestuar më shumë se 850.000 palestinezë  që nga viti 1967, që përbëjnë 20 për qind të popullit palestineze.
 
Komisioni ka shprehur shqetësimin e thellë rreth arrestimeve të përditshme të përshkallëzuara izraelite  dhe shkeljet që kryesisht synojnë shoqërinë palestineze.
 
Politika e arrestimit të përditshëm është tipari kryesor i pushtetit izraelit, thuhet në deklaratë, duke vënë në dukje se më shumë se dhjetë arrestime raportohen çdo ditë në Palestinën e pushtuar.
 
Që nga viti 1967, 206 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite, përfshirë edhe 71 të burgosur të torturuar për vdekje, ndërsa 45 të tjerë kanë vdekur si pasojë e mohimit të trajtimit shëndetësor, përveç 74 palestinezëve që u vranë qëllimisht menjëherë pasi u ndaluan. Shtatë të burgosur të tjerë u qëlluan dhe u vranë, ndërsa ishin në paraburgim.
 
Në deklaratë thuhet se 6.500 palestinezë mbahen aktualisht në 22 burgjet izraelite dhe në qendrën e paraburgimit, duke përfshirë 25 gra, 200 fëmijë, 480 të burgosurve administrativë (të mbajtur pa gjykim), 12 deputetë të -zgjedhur, dhe 30 të burgosurve para-Oslos.
 
Më shumë se 1.600 të burgosur palestinezë vuajnë probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet kronike.
Artikulli paraprakCameron për Ramazanin: Vlerat islame na kujtojnë vlerat e Britanisë së Madhe
Artikulli vijuesSHBA-të kanë shpërndarë armatim nuklear strategjik në Evropë dhe Turqi