Regjimi i vizave fillon së zbatuari më 1 korrik

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, sqaroi sot se vendimi për zbatimin e regjimit të vizave nga ana e Republikës së Kosovës për 87 vende do të filloj nga një korriku i këtij viti,e jo siç ishte publikuar në media, nga një janari.

Udhëheqësi i Departamentit për çështje konsullore në Ministrinë e jashtme Korab Mushkolaj i tha Radio Dukagjinit se kjo datë është përzgjedhur në mënyrë që vendi t’i bëjë përgatitjet e nevojshme.

Sipas Mushkolajt,regjimi i vizave do të aplikohet kryesisht ndaj shteteve që kanë fluks të madh të azilkërkuesve dhe nuk përfshin qytetarët e vendeve të BE-së.

Regjimi i vizave ,të cilën Kosova do të zbatoj për herë të parë do të jetë sipas kritereve dhe standardeve të BE-së. Mushkolaj sqaroi se në Misionet diplomatike po bëhen përgatitjet e nevojshme ,meqë ato do t’i pajisin qytetarët e 87 shteteve me vizë hyrëse për Kosovë.kohaislame

Artikulli paraprakUshqimet dhe pijet që largojnë stresin
Artikulli vijuesObama nënshkruan buxhetin ushtarak 633 miliardë dollarë