Rruga e Arbërit, korridori ekonomik me Maqedoninë e rajonin

0
293

Ndërtimi i rrugës së Arbërit që lidhë Tiranën me Dibrën, synon të krijojë një korridor ekonomik jo vetëm me Maqedoninë, nëpërmjet Dibrës së Madhe por edhe me vendet e rajonit.

Gjatë prezantimit të projektit të propozuar nga kompania “Gjoka Konstruksion sh.a” që do të ndërtojë këtë rrugë, inxhinieria Albana Ahmeti shpjegoi efektet e këtij investimi të rëndësishëm në epërsinë ekonomike dhe sociale që do të japë për vendin dhe rajonin.

Kjo Rruge do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm i Lindje-Perëndimit. Kjo është rruga më e shkurtër nga Tirana në Dibër, Tetovë, Shkup e më tej, në Republikën e Maqedonisë e gjithashtu rruga më e shkurtër drejt Bullgarisë e Rumanisë dhe më tej.

Në Qarkun e Tiranës rruga kalon në njësin Administrative të Zall – Bastarit e cila përbehet nga fshatrat Ferraj, Brar, Zall Dajt, Kurte, Zall Bastar, Bastar-Murriz me një popullsi prej 6525 banorë.Pas daljes nga tuneli i Murrizit, rruga kalon në territorin e Bashkisë Klos, konkretisht në fshatrat Drezes, Xiber, Shkallë, Fshati Fshat dhe Fshatin Plan I Bardhe. Bashkia Klos ka një popullsi prej 20,600 banorë.Rruga pas daljes nga tuneli i Qafq Buallit, kalon në Bashkinë Bulqizë e cila ka një popullsi rreth 40,200 banorë.Shkurtimi në mënyrë të ndjeshme i rrugës ekzistuese që përdoret sot nga Tirana në Dibër, do të ndikojë në zhvillimin e zonave në të cilat kalon kryesisht në Qarkun e Dibrës, e cila ka një popullsi rreth 130,000 banore si dhe të Njësiëe Administrative Zall-Bastar të Qarkut të Tiranë me një popullsi rreth 6525 banore.

Ky projekt mund të shfrytëzojë në mënyrë më efiçente burimet ekzistuese të tokës, të përmirësoje efikasitetin e transportit, të minimizoje aksidentet rrugore brenda rajonit të projektit dhe në mënyrë efektive të rrisë sigurinë rrugore. Prandaj, punimet e rehabilitimit të këtij projekti mund të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë rajonale.Një ndër destinacionet e këtij aksi të ri rrugor, ndodhet në zonën më të madhe të mineralit të kromit në Shqipëri, e pasur me mineral kromi rezerve.

Megjithatë, kushtet e transportit të rrugëve ekzistuese janë shumë prapa në krahasim me prodhimin e mineralit të kromit, kështu që vetëm një numër i kufizuar i mineraleve mund të transportohen në port.Pasi ky projekt të përfundojë, kapaciteti i trafikut të disa akseve rrugore nga zona minerare në port dhe kushtet e tyre të transportit do të përmirësohen. Përveç kësaj, ky projekt mund të shkurtojë në masë të madhe kilometrazhin rrugor, koston e transportit dhe mund te ofrojë më shumë lehtësi për zhvillimin e burimeve vendore.