Remitancat pritet të kanalizohen në investime për hapjen e bizneseve në Kosovë

0
534

Remitancat apo paratë që sjellin mërgimtarët në Kosovë kanë një rëndësi të madhe për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Shuma e remitencave që hyjnë në Kosovë brenda një viti është rreth 600 milionë euro.

Zakonisht këto para shpenzohen për ushqim, veshmbathje shkollim, ahengje etj., dhe blerje të ndryshme. Por duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një shumë të madhe të parave, është nevojshme që këto para të kanalizohen në investime në mënyrë që të ndikojnë për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.

Remitancate pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra.

Ndërkaq, sipas një raporti të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, në skenarin pa migrim dhe remitenca, vlerësimet tregojnë se, nëse familjet pranuese në Kosovë nuk do të pranonin remitenca, norma e varfërisë do të ishte dukshëm më e lartë për këtë grup.

“Norma e varfërisë do të kishte ndryshuar nga 26 përqindëshi i vëzhguar në rreth 52 për qind, që paraqet një rritje prej 100 për qind”, thuhet në raport.

Mekanizmat përkatës që merren me investimet e diasporës dhe ekspertë të fushës së ekonomisë në Kosovë, thonë se këtyre mjeteve duhet ndërruar orientimi dhe duhet të investohen në biznese familjare apo biznese të vogla, ku do të krijoheshin vende të reja të punës.

Së fundi zyrtarë të Ministrisë së Diasporës kanë deklaruar se kjo ministri është duke punuar në këtë drejtim që remitancate bashkatdhetarëve të shndërrohen në biznese.

Ekonomisti Lulzim Beqiri thotë se remitancatkryesisht janë investuar në orendi shtëpiake, dasma, ahengje të ndryshme, por me miratimin e Ligjit për Investime strategjike dhe me politikat qeveritare qytetarët e Kosovës që jetojnë në botë, ato para të fituara me ndjerës t’i investojnë dhe të rrisin profitin e tyre në vendin e tyre.

“Ka shumë mënyra për të investuar, mendoj që është profitabile investimi në bujqësi, pasi edhe jemi anëtarë të MSA-së dhe mundësia e eksportit është e madhe sidomos për mërgimtaret pasi njohin kulturën dhe mentalitetin e tyre, pastaj cilësinë dhe kërkesën e tyre”, thotë Beqiri.

Mërgimtarët e patën të vështirë të investojnë në Kosovë

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se investimet e diasporës në Kosovë paslufte kryesisht kanë qenë në objekte banimi me qëllim që gjatë kohës së pushimeve të kenë shtëpitë ose banesat e tyre. Ai mendon se si shumë investitorë të huaj edhe diaspora kanë tentuar që të investojnë në Kosovë, por kanë hasur në vështirësi që në një mënyrë ka qenë e pamundur që të bëjnë investime serioze arsye mos siguria si: ligjore, infrastruktura rrugore dhe energjia elektrike me reduktime të gjata dhe më e rënda ndarja e fitimit për “njerëzit e fort” siç quhen në popull.

“Ka pas raste që janë sulmuar shumë biznesmenë kur nuk kanë mundur t’i përgjigjen kërkesave të po këtyre njerëzve. E vetmja shpresë që Kosova të ofron siguri është jetësimi i Ligjit për Investime Strategjike që përmes ofrimit të sigurisë ligjore, konkurrencës së lirë, pushimet e taksave për investitorët në leminë e prodhimit ku sa më i madh kapitali investues si dhe punësimi sa më i madh, pushimet e taksave dhe tatimeve më të favorshme si në aspektin kohor dhe financiar do të bënte që investitorët, në këtë rast diaspora të shpreh interesim që kursimet e tyre ti investojnë në Kosovë”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se remitancatduhet të kanalizohen si investime në fusha të ndryshme si në bujqësi, industri etj, sektorë këta që i mundësojnë Kosovës të arrijë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Se sa e fuqishme është diaspora e Kosovës por vetëm mjafton disponimi dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që të kthehen në investime kapitale ku të gjitha efektet do të ishin pozitive si: rritja e Bruto Produktit Vendor (BPV), ulje e papunësisë, rritja e mirëqenës, dhe ndryshimi pozitiv i raportit eksport /import”, theksoi Kadriaj. /tesheshi.