Rëndësia e uthullës së mollës

UTHULLA E MOLLËS; RECETAT E PËRDORIMIT; MËNYRA E PËRGATITJES NË SHTËPI

Uthulla e mollës konsiderohet si kuruesi më i mirë shtëpiak, që njihet dhe përdoret në shumë vende të botës.

– Ul nivelin e sheqerit në gjak.

– Ul kolesterolin e dëmshëm në trup.

– Zvogëlon incidencën e sëmundjeve të zemrës.

– Redukton incidencën e kancerit esophageal dhe ndalon rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerore.

– Parandalon sëmundjen e arteriosclerozës.

– Lehtëson tretjen; 2 lugë uthull + 1 lugë mjaltë i përzien në një gotë me ujë dhe e pi ngadalë.

– Furnizon trupin me energji dhe vitalitet.

– Ul peshën e tepërt të trupit; 2 lugë uthull i përzien me një gotë uji dhe e pi para ngrënies.

– Aciditeti i stomakut; 1 lugë uthull molle e përzien me një gotë ujë të vakët dhe e pi para ngrënies.

– Për kurimin e gripit; 1 lugë uthull molle + 1 lugë mjaltë i përzien me një gotë ujë të ngrohtë dhe e pi si çaj.

– Ndihmon për dhimbjet e muskujve dhe dhimbjet në fund të shpinës, si masazhim.

– Shkëlqen flokët; në një gotë ujë shton pak uthull molle dhe shpëlan flokët pas larjes.

– Largon zbokthin e flokëve; masazhon lëkurën e kokës me uthull molle.

– Pastrues i lëkurës; një lugë uthull molle + dy lugë ujë, masazhon lëkurën duke përdorur pambuk.

– Kurues nga djegiet e diellit; njom një copë me uthull molle dhe e vendos mbi djegie.

– Puçërrat e rinisë; ¼ e gotës uthull molle + ¼ e gotës ujë, me këtë përzierje pastron puçërrat 2 herë në ditë.

– Për zbardhjen e lëkurës së errët; përdoret uthulla e mollës për zbardhjen e vendeve të errëta; një copë pambuk të njomë me uthull e vendosim mbi vendin e errët dhe e lëmë për disa orë, përsëritet sipas nevojës.

Kujdes!

– Nëse e tepron me konsumimin e uthullës së mollës mund të shkaktojë:

– Dhimbje në stomak.

– Mund të shkaktojnë majasell .

– Dhimbje të zorrës së trashë.

SI TË PËRGATISIM UTHULLËN E MOLLËS NË SHTËPI
Merrni 1 kg mollë, ose më shumë, në varësi të sasisë së uthullës që doni të përfitoni, dhe i lani mirë me ujë të pastër.
I pritni mollët në 4 pjesë, pa i qëruar dhe pa ia hequr farat.
Pastaj i vendosni në një enë qelqi, pa shtuar as ujë dhe asgjë tjetër. (Kujdes: Mos përdorni enë metalike sepse ato bëjnë reaksion me uthullën e mollës).
E mbuloni enën me një copë të pambuktë apo të lirit, dhe e lidhni rreth grykës me qëllim që të ruhet nga insektet apo ndotësit e tjerë.
Vendoseni enën e mbuluar në një vend të ngrohtë dhe të errët, sa më pranë sobës.
E lini aty për 40 ditë.
Do të vëreni se mollët janë shndërruar në lëndë të ngjitëshme dhe nga era e tyre e mprehtë prej uthulle dallohet që fermentimi është plotësuar.
E kullon masën e fermentuar të mollëve me një copë për të nxjerrë uthullën e mollës.
Uthullën e ruan në enë qelqi.
Do të vëreni se uthulla në këtë fazë nuk është shumë e kulluar, por ka disa mbetje që do të bjenë në fund të enës dhe që nuk dëmtojnë aspak.

Artikulli paraprakUshqimet e Diabetit; që ju ndihmojnë të luftoni dhe të mbani nën kontroll Diabetin
Artikulli vijuesKripa