Sipas një raport të institutit hulumtues ndërkombëtar të paqes, në vendin e parë për nga shpenzimet e armatimeve renditet Arabia Sauditë e ndjekur nga Izraeli dhe Rusia.
Ky institut me qendër në Stokholm për analizimin e shpenzimeve të armatimeve ka marrë parasysh përqindjen e PBB të çdo vendi që është përdorur për blerjen e armatimeve në krahasim me të njëjtën përqindje të vendeve të tjera.
Sipas statistikave të nxjerra nga instituti hulumtues ndërkombëtar i paqes, Arabia sauditë, Izraeli, Rusia, Amerika, India, Franca, Turqia, Anglia, Kina, Australia, Gjermania dhe Kanadaja me radhë janë vendet që kanë shpenzuar më shumë në fushën mbrojtëse dhe në armatime.
Është i habitshëm fakti se Arabia Saudite, Izraeli dhe Turqia që ndodhen në Lindjes së Mesme, janë ndër ato vende që anë shpenzuar më shumë për armatime dhe kjo tregon për konkurrencën e hapur dhe të fshehur të armatimeve në rajon.
Ky institut ka përllogaritur edhe shumën e shpenzuar nga disa vende dhe thotë se Amerika në vitin 2014 ka shpenzuar 610 miliard dollarë për shpenzime ushtarake dhe ky është trefishi i buxhetit të Kinës e cila zë vendin e dytë në botë.
Arabia Saudite gjithashtu ka shtuar dukshëm shpenzimet e saj ushtarake në botë. në krahasim me vitin 2013 ky vend i ka shtuar me 35% shpenzimet e tij në fushën ushtarake.