Republika e Turqisë ka dërguar mbi 850 mijë euro shqiptarëve ndihmë për përmbytjet në Shkup

Institucione të ndryshme në Republikën e Turqisë kanë ofruar donacione dhe lloje të ndryshme të ndihmës humanitare të tyre, shpërndarë për qytetarët e goditur nga përmbytjet që ndodhën më 6-7 gusht të vitit 2016 në Shkup dhe rrethinë.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke përfundoi punën e saj tremujore në terren dhe në bashkëpunim me organizatat joqeveritare turke në Maqedoni dhe Kryqin e Kuq koordinuan shpërndarjen e ndihmës humanitare. Nga Gjysmëhëna Kuqe e Turqisë, institucionit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë i është dërguar donacion me vlerë të përgjithshme prej 9.370 euro, i përbërë nga lopata, kazmë, karroca dore, çizme, etj.

Nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) është ofruar ndihmë me vlerë të përgjithshme prej 21.500 euro, duke u ndarë 400 pako me ushqim dhe mjete higjienike, dhe 70 familjeve u është ndarë teknikë e bardhë.

Ndihma e ndarë nga ana e Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve Turq (MUSIAD) me pako ushqimesh dhe mjete higjienike për 1000 familje është në vlerë prej 15.000 euro.

Mes datës 11 – 22 gusht të vitit 2016 nga ana e qytetit të Stambollit është dërguar ekip prej 38 personave të cilët punuan në terren duke shfrytëzuar pajisjet e tyre siç janë pompat e ujit, pompat për heqjen e baltës, si dhe pajisje të tjera teknike kundër zjarrit.

Nga ana tjetër ndanë edhe materiale siç janë karrocat, kazma, lopate, çizme, njëkohësisht kuzhina mobile jepte shërbime. Nga rajonet e dëmtuara janë thithur 930.500 litra ujë, është pastruar rruga në gjatësi prej 4.750 metrave, janë pastruar 328 vendbanime, janë pastruar 280 kanale, etj. Ndihma arrin në 49.400 euro.

Edhe komunat nga Turqia kanë dërguar ndihma

Ndihma e qytetit të Bursës është në vlerë të përgjithshme prej 38.477 euro e cila përmban ushqim, por edhe veshmbathje dhe mjete higjienike. Mes tjerash, qyteti i Bursës ka dërguar personel teknik prej 12 personave dhe automjete për pastrim të kombinuar të kanaleve, ndërsa kjo ka vlerën prej 22.545 euro. Gjysmëhëna e Kuqe dërgoi 6.200 pako uji për pije në vlerë prej 2.744 euro. Komuna Ejup dërgoi ndihmë në vlerë të përgjithshme prej 146.783 euro në përbërje të veshmbathjeve, qilimave dhe gjërave tjera të nevojshme për shtëpi.

Unioni i Komunave Marmara ka dërguar ndihmë me vlerë gjithsej 50.207 euro përfshirë ushqim, ujë dhe mjete higjienike, ndërkohë që komuna Osmangazi ka dërguar ndihmë të vlefshme 15.903 euro, në të cilat janë përfshirë ushqim, batanije dhe orendi shtëpiake.

Komuna turke Balikesir ka dërguar 100 sofa në vlerë prej 9.912 euro. Fondacioni për Çështje Fetare të Turqisë ka dërguar materiale higjienike të cilat u janë shpërndarë 2 mijë familjeve, gjë e cila është bërë përmes Këshillit për Çështje Fetare që vepron në kuadër të Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në anën tjetër kanë filluar aktivitetet për riparime në xhaminë në Hasanbeg e dëmtuar nga përmbytjet, ku do të zëvendësohen qilima dhe laminati. Vlera totale e ndihmës në fjalë arriti në 40.200 euro.

Përfaqësuesit e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë në Maqedoni bënë dhe shpërndanë për familjet e përmbytura 690 shporetë elektrikë, 508 frigoriferë, 136 lavatriçe dhe ndihmë financiare prej 300.066 euro të dërguar nga Bashkësia e Komunave Turke.

AFAD-i turk (Departamentit i Situatave Emergjente) që vepron në korniza të Qeverisë së Turqisë ka dërguar 500 lavatriçe dhe 500 komplete për kuzhinë në vlerë prej 102.505 euro.

Përmes Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Asociacioni i Komunave të Marmarasë dërgoi 23 lavatriçe dhe 47 frigoriferë me vlerë 13.088 euro.

Cevahir Holding që nga dita e parë e përmbytjeve angazhoi vullnetarisht stafin e tij dhe makinat e punës. Ata gjithashtu kanë ndihmuar në rikonstruksionin e disa shtëpive, si dhe kanë dhuruar produkte higjienike, pajisje të ndryshme dhe mjete higjienike për fëmijë, përfshirë ushqim për fëmijët në vlerë prej 15.000 euro.

Në bazë të kalkulimeve të vlerës së përgjithshme të donacionit nga Republika e Turqisë të dërguar deri më tani, rezulton se Turqia ka dërguar ndihma në vlerë prej 852.700 euro./AA

Artikulli paraprakTmerr në festën e Halloween-it, tre të vdekur
Artikulli vijuesXhamia Koxha Mehmet Bej, e përmalluar për thirrjen e ezanit (FOTO)