Rexhepi: S’jap dorëheqje, dhe pikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë se nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqje nga posti i ministrit, pavarësisht skandaleve të shumta që i kanë ndodhur kësaj ministrie gjatë udhëheqjes nga ai.

Për dorëheqjen e ministrit të Rendit nuk janë të “mjaftueshme” as vjedhjet në dhomat e sigurta në Policinë e Kosovës, as arrestimet e policëve nga xhandarmëria serbe, duke poshtëruar shtetin e Kosovës, e as përfshirja e disa zyrtarëve të kësaj ministrie në afera korruptive e në falsifikime.

Ndërsa këmbëngulte se nuk do të japë dorëheqje dhe pikë, për rreth një orë sa zgjati intervista për gazetën “Zëri”, Rexhepi ndizte cigaret njërën pas tjetrës.

Në intervistën për këtë gazetë, Rexhepi pajtohet me Fatmir Limajn që PDK-ja duhet të reformohet, ndërsa tha se e mirëpret aderimin e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli në PDK, i cili sipas tij ka vlera të larta kombëtare.kohaislame

Artikulli paraprakToshiba Satellite U845W, laptopi i parë me ekran 21:9
Artikulli vijuesFestë dhe sfida