“Audi” e prezantoi versionin e freskuar të modelit Q5 i “mid-life facelift” i cili përfshin disa ndryshime të vogla estetike, enterierin e përmirësuar dhe disa risi në motorikë.
Modeli i ridizajnuar do të paraqitet në treg pas premierës në sallonin e automobilave të Parisit që mbahet në vjeshtë. Ndërmjet tjerash do të mund të shihen mbrojtës të rinj, maska e motorit, dritat dhe tubat erinj që shërbejnë për hedhjen jashtë të gazrave.
Brenda kabinës risi do të përbëjnë pjesa e përparme e tabelës së instrumenteve dhe materialet e reja të cilat do të duhet të ngrinin më lartë ndjenjën e cilësisë të automobilit.
Nga ana teknike, pezullimi do të duhet udhëtarëve t’ju ofrojë shkallë më të lartë të rehatisë. Sigurisë së përgjithshme dhe rehatisë në ngasje gjithsesi që do t’i kontribuojë edhe sistemi i përmirësuar i drejtimit i cili në të ardhmen do të vjen në versionin elektro-mekanik, në vend të tanishmit hidraulik.
Sa i përket motorikes vlen në fillim të përmendet që të gjithë motorët do të pajisen me sistemin stop-start si pajisje standarde me çka ekonomiteti i tërësishëm është rritur në 15%. Motorët tani janë më të fuqishëm dhe me momentin më të madh rrotullues.
You Might also Like
Snowden: Microsoft ju ka dhënë CIA-s, paswordet e përdoruesve Outlook dhe Hotmail
Sipas burimeve informative një gazetë perëndimore ka zbuluar se kompania Microsoft bashkëpunon ngushtë me organizatat…
By
1 Min Read
Zbulohet BMW 435i kupe me 340 kuaj fuqi
Bmw ka zbuluar tipin 435i ZHP kupe “edicion i limituar” 2016, i cili do të…
By
1 Min Read
Mjeshtrit e kopjimit (video)
Ndiqni një super vjedhje gjatë provimit të teknologjisë së mashtrimit në Japoni. Kumti.com https://www.youtube.com/watch?v=aivl8Qdr8Sg
By
0 Min Read
Këto gjëra private asnjëherë mos i publikoni në Facebook
Facebook është një nga rrjetet sociale më të përdorura dhe më me influencë. Megjithatë duhet…
By
3 Min Read
Paraqitet Google Nexus 7
Dje në konferencën Google I/O 2012, ndërmarrja paraqiti një tablet të ri të brendit Asus…
By
1 Min Read
NEC pretendon se Ultarbook-u LaVie X, është më i hollë në botë
Kompania elektronike në Tokio NEC, ka prezantuar laptopin e saj të fundit me sistemin operativ…
By
1 Min Read
