NEC pretendon se Ultarbook-u LaVie X, është më i hollë në botë

Kompania elektronike në Tokio NEC, ka prezantuar laptopin e saj të fundit me sistemin operativ Windows 8.

Ultrabook-u LaVie X 15.6 inç, sipas kësaj kompanie është laptopi më i hollë në botë, 12.8 mm dhe peshon 1.59 kg. Madhësia e ekranit të LaVie X është shumë më i madh se LaVie Z dhe vjen me HD të plotë me rezolucion 1920 x 1080.

Pajisja ka një procesor Intel i7-3517U Core 1.9Ghz, 4 GB RAM dhe 256 GB SSD memorie.

Karakteristika të tjera përfshijnë një kamerë 2 megapikselë, dy porta USB 3.0, Wi-Fi 802,11 b / g / n, Bluetooth 4.0, një portë SDXC dhe mbështetje HDMI.

Pajisja LaVie X do të jetë në dispozicion në fund të këtij muaj dhe parashikohet që do të dalë në fillim në tregun japonez. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli: Do vazhdojmë ndërtimet në Jeruzalem
Artikulli vijues8 arsye pse iPad do të dominojë tregun e tabletëve